kor232014
Tentativa dhe mendime vetëvrasëse në sindromën Asperger
Të rriturit me Sindromi Asperger, çrregullim ky i spektrit autik ka të ngjarë që të kenë mendime vetëvrasjeje nëntë herë më të larta se sa popullata e përgjithshme, të paktën sipas të dhënave nga studimi i parë klinik i këtij lloji i kryer në shkallë të gjerë popullate dhe sapo publikuar në The Lancet Psychiatry.
Mes viteve 2004 dhe 2013, autorët e studimit, të udhëhequr nga
Sarah Cassidy e Universitetin të Kembrixhit, shqyrtuan 374 subjekte të rritur - 256 burra dhe 118 gra - me sindromin Asperger, të ndjekur në klinikën e shërbimit ambulator Class, Cambridge Lifetime Asperger Sindrome Servic në Kembrixh, Angli. Dhe të dhënat e mbledhura tregojnë një normë më të lartë të lartë të mendimeve rreth vetëvrasjes se sa popullata e përgjithshme, përkatësisht, 66% dhe 17%. Nga këto, 35% kishin patur mendimi për planifikimin e ngjarjes apo edhe tentuar vetëvrasjen, të paktën një herë në jetën e tyre. "Midis të rriturve me sindromin e Asperger, ata që vuajnë nga një form depresive dhe që kanë mendime rreth vetëvrasjes ishin katër herë më shumë se të tjerët, dhe probabiliteti ishte dy herë më i lartë për të planifikuar apo tentuar vetëvrasjen", vë në dukje Cassidy, duke shpjeguar se një tjetër faktor rreziku që favorizon të rriturit me Asperger është prania e tipareve autikë. "Rezultatet tona konfirmojnë të dhënat e studimeve të mëhershme që lidhnin Asperger me vetëvrasjen në krahasim me grupet e tjera klinike, duke specifikuar depresionin si faktor rrisku", rifillon Cassidy duke theksuar se të rriturit me Asperger vuajnë depresion sekondar si pasojë e izolimit social, vetmisë, margjinalizimit, mungesës së shërbimeve të dedikuara dhe papunësisë.
"Por depresioni dhe rreziku i vetëvrasjes janë të parandalueshme me mbështetjen e duhur, dhe ky studim duhet të jetë një thirrje për zgjim për nevojën urgjente për shërbime me cilësi të lartë për të parandaluar humbjen e jetëve", përfundon studiuesja.