Pediatri

tet182022

Ekzema atopike shton ashpërsinë e çrregullimeve të spektrit autik

Një studim i botuar në Translational Psychiatry, me autore kryesore Cathy Jameson nga Universiteti i Sidneit, ka arritur në përfundimin se atopia, dhe në veçanti ekzema atopike, shoqërohet me ashpërsi më të madhe të simptomave të çrregullimit të spektrit autik (ASD).

"Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se çrregullimi i spektrit autik mbështetet nga disa faktorë gjenetikë, neurologjikë dhe mjedisorë dhe se ASD-ja në fëmijëri shoqërohet shpesh me sëmundje të lëkurës si ekzema. Si rezultat, ASD-ja shihet gjithnjë e më shumë si një gamë e gjerë çrregullimesh dhe nëntipesh neurozhvillimore të cilat lidhen me sëmundje të ndryshme shoqëruese dhe ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin fizik dhe atë mendor", thuhet në artikull, në të cilin shpjegohet gjithashtu se si boshti lëkurë-tru është me interes në rritje në fushën e zhvillimit neurologjik, aq sa lidhja e dukshme midis ekzemës atopike dhe ASD-së mund të jetë e veçantë për kushtet atopike.

"Kjo lidhje mund të ekzistojë për shkak të origjinës së përbashkët embrionale të indit epidermal dhe nervor", vazhdon studiuesja australiane, e cila hipotezon një ndikim të mundshëm të bashkë vulnerabilitetit lëkurë-tru dhe kaskadës atopike pasuese në simptomat e ASD-së. Studiuesit u përpoqën te hetonin nëse çrregullimet atopike si: astma, alergjitë, ekzema dhe ethet e barit ishin të lidhura me ashpërsi më të madhe të simptomave të ASD-së duke krahasuar 45 fëmijë atopikë dhe 93 joatopikë me ASD dhe për të vlerësuar dallimet në ashpërsinë e sëmundjes neurologjike sipas llojit të sëmundjes atopike.  

"Të dhënat e mbledhura tregojnë se fëmijët atopikë kanë edhe një ashpërsi më të madhe të simptomave të ASD-së krahasuar me fëmijët joatopikë, dhe kanë më shumë mundësi të shfaqin vështirësi sociale. Për më tepër, fëmijët me ekzemë atopike shfaqën ashpërsi më të madhe të simptomave sesa moshatarët e tyre joatopikë ", shkruajnë autorët.

"Këto rezultate sugjerojnë se sëmundjet atopike, veçanërisht nëse prekin lëkurën, mund të lidhen me ashpërsinë e simptomave të spektrit autik, duke shtuar numrin në rritje të studimeve mbi lidhjen midis ASD-së dhe atopisë që supozojnë se sëmundja atopike luan një rol në shprehjen fenotipike të simptomave të autizmit", përfundon Jameson.

 

Translational Psychiatry 2022. Doi: 10.1038/s41398-022-02185-5
https://doi.org/10.1038/s41398-022-02185-5


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>