kor222014
DITA BOTERORE E TRURIT
Në datë 22 Korrik, Federata Botërore e Neurologjisë (World Federation of Neurology - WFN) prezanton për të parën herë "Ditën Botërore të Trurit„ një ngjarje e dedikuar për të sjellë me shumë vëmendje në rëndësinë e shëndetit të trurit dhe në parandalimin e sëmundjeve të tij. Shoqata Shqiptare e Neurologjisë mbështet fushatat e ndërgjegjësimit në këtë drejtim.
Çrregullimet e trurit, përfshirë ato mendore, neurologjike dhe kushtet e përdorimit të substancave, përbëjnë 13 përqind të barrës botërore të sëmundjeve, duke tejkaluar si sëmundjet kardiovaskulare edhe ato kancerogjene. Shumë prej tyre janë të parandalueshme dhe të trajtueshme, por në nivel global, burimet diagnostikuese dhe terapeutike janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë.
"Nuk ka shëndet pa shëndetin e trurit. Truri është organi jonë më i mahnitshëm dhe më kompleks dhe funksionimi i tij është i lidhur ngushtë me shëndetin e të gjithë qënies njerëzore" sipas Profesor Raad SHAKIR, President i WFN. Megjithatë ka një mungesë vigjilence në publik dhe midis vendimmarrësve në shkallë ndërkombëtare mbi rolin thelbësor të trurit dhe shëndetin e tij. Kjo është gjithashtu e vërtetë për barren individuale dhe kolektive që vjen prej sëmundjeve të trurit dhe në veçanti prej sëmundjeve neurologjike. Është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se këto çrregullime, si është demenca dhe aksidentet cerebrale vaskulare (AVC), janë projektuar të rriten në një normë që mund të trondisin sistemet tona të kujdesit shëndetësor. Kështu një prioritet i ri duhet të zhvillohet në drejtim te parandalimit. Neurologët janë rojet e trurit dhe duhet të marrin rolin udhëheqës në avancimin e qasjeve të reja në frenimin e valës së sëmundjeve neurologjike.
Kompleksiteti i trurit dhe i sëmundjeve neurologjike shpesh bëhet pengesë për ndërgjegjësimin e publikut. Qëllimi jonë më i rëndësishëm në këtë fushatë të re është të prezantojmë shëndetin e trurit në të gjitha aspektet dhe dimensionet sociale të tij dhe të sensibilizojmë publikun për rëndësinë e tij. Duke bërë këtë, ne duam të mbështesim ata që janë të prekur nga sëmundjet e trurit dhe në mënyrë të veçantë nga sëmundjet neurologjike dhe të informojmë publikun e gjërë mbi rëndësinë e parandalimit. Një në tre prej nesh do të pësojë demencë apo aksident cerebral vaskular përgjatë jetës. Sëmundjet që prekin trurin janë shkaku më i rëndësishëm i aftësisë së kufizuar në botë.
Siç ka treguar WHO, më pak se 9 përqind e popullatës botërore ka akces, ndaj më shumë se një shtrati spitalor neurologjik për 10.000 banorë. Ndërkohë që në vëndet e zhvilluara ka një mesatare prej 3 neurologesh për 100.000 banorë, kjo shifër është vetëm 0.3 ne 100.000 banorë në vëndet me të ardhura të ulëta. Për shumë prej crregullimeve neurologjike, trajtime jo të shtrenjta por efektive janë në dispozicion.
Shumë nga kjo barrë është e parandalueshme. Profesor Jera KRUJA, delegate nacionale dhe anëtare e Teaching Courses Committee të WFN, vë në dukje se: një nga veprimet më të rëndësishme që kërkohen në fushën e parandalimit janë programet e imunizimit për parandalimin e neuroinfeksioneve dhe pasojat neurologjike nga të tjera infeksione. Të tjera sëmundje si hemorragjia cerebrale mund të parandalohen nëpërmjet një mënyre jetese me përqasje gjithëpërfshirëse duke ndikuar ndaj varietetit të ndërlidhjeve të faktorëve të rrezikut siç është presioni i gjakut, kolesteroli, duhanpirja, një dietë e shëndetëshme apo diabeti. Më shumë se 100 milion DAYLs mund të përfitohen nga strategji të efektshme vetëm duke reduktuar barrën e hemorragjisë cerebrale dhe dëmtimeve traumatike të trurit.