News

jan292015

Tabletat e gjumit dhe ato kundër gripit, shtojnë riskun për Alzheimer dhe demencë

Përdorimi i tabletave të gjumit apo atyre kundër gripit mund të rrisin rrezikun e prekjes nga Alzheimer dhe demenca.
Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar së fundmi dhe i publikuar ditën e djeshme.
Më herët me demencën ishin lidhur edhe ilaçe të tjera që përdoreshin për të luftuar depresionin apo kontrollin e tensionit të gjakut.
Këto ilaçe kanë një efekt antikolinergjik i cili bën që të blokohet një transmetues kimik, të cilin personat me Alzheimer e kanë me pakicë. Ekspertët testuan 3 mijë e 434 persona mbi poshën 65-vjeçare për të parë efektet e përdorimit të medikamenteve antikolinergjikë si antihistamin difenhidramina për shtatë vjet. Gjatë studimit, 637 prej tyre zhvilluan Alzheimer dhe 160 të tjerë forma të tjera të demencës. Personat që përdornin doza të larta medikamentesh ishin 54 përqind më të ekspozuar nga forma të ndryshme të demencës.
Jama Internal Medicine, shkruan se njerëzit kishin një risk më të lartë për Alzheimer nëse përdornin të paktën 10 mg në ditë të antidepresivit doxepin, 4mg antihistaminik si diphenhydramine, ose 5mg oxybutynin për më shumë se tre vjet.
"Ky studim ka vlerë pasi vërteton disa teori të hedhura më parë. Megjithëse na tregon se përdorimi i antikolinergjikëve mund të rrisë rrezikun nga demenca, për fat të keq nuk tregon se këto medikamente janë shkaktarët e demencës", tha Simon Ridley, drejtues i Alzheimer's Research në Britani.

Alzheimer's Research UK Defeating Dementia


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>