Focus

qer262014

E-cig në Europë: të gjitha të dhënat e Eurobarometrit

Cigarja elektronike (e-cig) përdoret kryesisht nga të rinjtë, sipas një studimi të kryer në 27 shtete europianë dhe publikuar online në Tabacco Control. "Përdorimi i tyre, i cili tani përfshin 29 milion njerëz, thekson nevojën për të vlerësuar ndikimin afatgjatë në shëndetin e konsumatorëve dhe rolin në varësinë ndaj nikotinës", shprehet Constantine Vardavas, studiues në Center for Global Tobacco Control i Harvard School of Public health në Boston dhe bashkëautorë i artikullit. E-sig të promovuara si një alternativë e shëndetshme kundrejt cigareve ose si një ndihmë për ndërprerjene duhanpirjes, janë pajisje me bateri projektuar për të avulluar një përbërie që përmban nikotinë duke siguruar kështu të njëjtin efekt sensorial si cigaret tradicionale, por pa substanca kancerogjene  që vijnë nga djegia e duhanit. "Por Big Tabacco ka invesdtuar shumë në këtë treg dhe disa ekspertë të shëndetit publikë nuk e shohin e-cig si një mjetë për të lënë duhanin por si një shteg për të rritur varësisë ndaj nikotinës apo si një mënyrë për të rinisur pirjen e duhanit", shprehet studiuesi. Për të matur se si perceptohen e-cig dhe përdorimin e tyre në Europë, studiuesit analizuan të dhënat e Eurobarometer 385 i 2012, që pati 26500 adultë të 27 vendeve të BE, me studime për secilin shtet të përpjesshme me densitetin e popullsisë.  Të anketuarit u pyetën nëse ata kishin provuar ndonjëherë e-cig dhe sa shpesh; në qoftë se ata kanë dëgjuar për to dhe në qoftë se ata mendonin se ato ishin të dëmshme për shëndetin.
Duhanpirësit u pyetën edhe nëse ata ishin përpjekur të linin duhanin në 12 muajt e shkuar dhe nëse për këtë kishin përdorur E-cig. Rezultatet? "Përdoruesit e e-cig janë kryesisht të rinj mes 15 dhe 2° vjeç, që pijnë mesatarisht 20 cigare në ditë, dhe kanë bërë të paktën një përpjekje për ta lënë në vitin e kaluar" shprehet Vandavas duke nënvizuar se mosha është faktori kryesor që përcakton përdorimin e e-cig: të rinjtë e moshës nën 25 vjeç kanë probabilitet tre herë më të lartë për të përdorur e-cig në krahasim me 55-60 vjeçarët. "Por edhe kush do të heq qafe duhaninka të ngjarë të ketë përdorur e-cig në krahasim më ata që nuk duan të heqin dorë prej tij", vazhdon autori duke na listuar përfundime të tjera të marra nga studimi. E-cig e ka në përdorur:
• Një në pesë duhanëpirës
• Një në njëzetë ish-duhanpirës
• Një në 100 jo-duhanpirës
"Çuditërisht, përhapja e e-cig shkonte nga vetëm 8% në Sllovaki në diçka me shumë se 36% në Danimarkë, pa preferenca mbi markën", shton Vardavas duke theksuar se 4 nga 10 të anketuar mendojnë se E-Cig është e dëmshme. "Duke pasur parasysh moshën e re të përdoruesve, rezultatet e studimit mund të jetë e rëndësishme për politikanët europianë", shkruajnë autorët. "Nga njëra anë ndalimi i duhanpirjes në një moshë të re do të prodhonte përfitime të rëndësishme për shëndetin e popullatës, por nga ana tjetër ruajtja e varësisë ndaj nikotinës dhe të gjestualitetit të pirjes së duhanit mund të pengojë në mënyrë të konsiderueshme luftën kundër duhanit", përfundon studiuesi .

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>