gus142014
HPV: të merret në konsideratë vaksinimi i djemve
Duhen masa parandaluese për të mbrojtur të rinjtë nga kondiloma dhe tumoret në të dy sekset. Për British Medical Journal flet Gillian Prue, docent pranë Queen's University Belfast. " Infeksioni që vjen nga Human Papiloma Virus është mjaft i përhapur.
Shumë nga këto infeksione janë të përkohshme dhe nuk shkaktojnë pasoja, por infeksioni i vazhdueshëm nga HPV tip 6 dhe 11 mund të çojë në kondilomë. Ndërsa tipetonkogjenë 16 dhe 18 çojnë në tumore të organeve genital të jashtme", shkruan Prue pastaj thekson se barra e sëmundjeve të shkaktuara nga HPV në meshkujt është e konsiderueshme dhe vaksinimi edhe i djemve ndoshta do të rezultojë në më shumë shëndet dhe përfitime ekonomike në krahasim kur vaksinohen vetëm vajzat. Artikulli i referohet një studimi në mbi 4000 meshkuj midis 16 dhe 26 vjeçnë të cilët vaksina kuadrivalente e HPV ka parandaluar kondilomën dhe neoplazi anale dhe që çon në përfitime edhe në vajzat e pavaksinuara. Vaksinimi i vetëm vajzave nuk mbulon meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale me meshkuj. " Së fundi,çdo vendim në lidhje me vaksinimin e djemve nuk duht të bazohet vetëm në rakortin ksto-efikasitet. Shëndeti publik, barazia dhe shpenzimet për sëmundjet që lidhen më HPV për të dy gjinitë duhet të jenë në qendër të vëmendjes së aktorëve politikë në fushën e shëndetësisë, "përfundon Prue.
Dhe në një editorial shoqërues, Margaret Stanley e Universitetit të Kembrixhit dhe kolegët e saj shprehen: "Është e njohur tashmë se HPV gjithashtu shkakton kancere orofaringeale, kryesisht të shkaktuara nga HPV -16 dhe HPV-18. Është vlerësuar se 90% e rasteve të kancerit anal në Britaninë e Madhe është i lidhur me infeksionin nga HPV. "Ata thonë se një strategji për vaksinimin vetëm të meshkujve që kanë seks me meshkuj do të mund të shihet si diskriminues ndaj të rinjve heteroseksualë dhe arrijnë në përfundimin se e vetmja zgjidhje është një strategji vaksinimi në shkolla pa bërë dallim midis grupeve të intëresit apo gjinisë. "Çdo gjë tjetër është diskriminuese, e padrejtë, më pak efikase, dhe e vështirë për të shpjeguar. Mund Mbretëria e Bashkuar ta bëjë këtë? Në qoftë se çmimi është i drejtë, ne nuk mund të mos e bëjmë këtë vaksinim".