Focus

nën262015

Lufta ndaj antibiotikorezistencës. Synimi i Lancet: Nevojiten strategji të reja

Lufta globale ndaj rezistencës së antibiotikëve ka nevojë për një rishikim të strategjive për t'a luftuar atë dhe nuk mund të anashkalohet nga mungesa e antibakterialëve që verifikohet në shumë pjesë të botës.  Këto shfaqen në një sërë artikujsh të publikuar në "The Lancet" dhe të koordinuara nga John-Arne Rottingen, anëtar i Institutit norvegjez të Shëndetit Publik dhe profesor në Universitetin e Harvardit, që pret kontributet e shumë ekspertëve botëror të këtij sektori. "Çdo vit humbin jetën nga infeksionet e kurueshme për mungesë të antibiotikëve më shumë persona se ata që humbin jetën nga infeksione me baktere rezistente", pohon Rottingen, duke theksuar se përpjekjet globale për të luftuar rezistencën nuk duhet të kufizojnë aksesin e mëtejshëm ndaj antibiotikëve. Përkundrazi, antibiotikët duhet të shpërndahen në favor të personave që kanë më shumë nevojë, duke ndaluar përdorimin mjekësor jo të nevojshëm në sektorë si agrikultura, si edhe në vendet më të pasura ku antibiotikët janë të mbi përshkruar. Për të arritur këto objektiva nevojitet një politikë e përmirësimit të opsioneve për kontrollin e rezistencës anti-mikrobike, e treguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një kërcënim i madh global. "Një shembull është financimi i kërkimeve mbi antibiotikët e rinj që duhet të administrohen duke e veçuar inovacionin nga shitjet dhe zhvillimi. Në terma të tjerë, alokimi i burimeve financiare duhet te drejtohet nga nevojat e shëndetit publik dhe jo nga përfitimet", shpjegon Rottingen. "Të kuptuarit e mekanizmave me të cilët bakteret dhe agjentë të tjerë patogjenë përftojnë rezistencën ndaj barnave, sugjeron se nuk do të ketë një zgjidhje unike për të zgjidhur kërcënimin global të antibiotikorezistencës", vazhdon Alison Holmes, profesor i sëmundjeve infektive në "Imperial College" në Londër dhe autor i një prej kontributeve të serisë. Holmes përmbyll: "Kemi nevojë për t'u përballur me këtë problem në mënyrë sinergjike dhe në më shumë këndvështrime, gjë që do të kërkojë një nivel të paprecedent në bashkëpunimin ndërkombëtar".

The Lancet 2015. Antimicrobials: access and sustainable effectiveness.
Serieshttp://www.thelancet.com/series/antimicrobials-access-and-sustainable-effectiveness

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>