dhj32015
L-tiroksina likuide për mëngjes: rezultate nga një studim multiqendror
Udhëzimet aktuale për kurimin e hipotiroidizmit rekomandojnë marrjen e L-tiroksinës (L-T4) esëll, të paktën gjysmë ore para ngrënies së mëngjesit, por shpesh është vërejtur një bashkëpunim i dobët nga ana e pacientëve në trajtim. Marrja e L-T4 në formë likuidi në momentin e mëngjesit, pa pritur 30 minutat, mund të jetë gjithashtu efikase. Këto rezultate shfaqen nga të dhënat e një studimi shumëplanësh italian, të prezantuar së fundmi në 15th International American Thyroid Association (ATA) Congress, i mbajtur po në tetor në Florida (USA) (1). Studimi ka përfshire 478 pacientë (401 femra dhe 77 meshkuj, mosha 40.2 ± 12.8 vjeç), 415 nga të cilët në terapi zëvendësuese për hipotiroidizmin nga tiroidja e Hashimoto dhe 63 për hipotiroidizëm post kirurgjikal (thyroidectomy for goiter). Pacientët tashmë në trajtim me L-T4 likuide (Tirosint® flakon monodozë, IBSA Farmaceutici Italia) e marrë gjysmë ore para mëngjesit dhe në një eutiroidizëm stabël, janë ftuar të marrin ilaçin në të njëjtën formë me të njëjtën dozë në momentin e ngrënies së mëngjesit për 8 javë. Në fund TSH është kontrolluar. Rezultatet: në përfundim të follow-up-it nuk u vu re asnjë ndryshim domethënës në nivelet e TSH, pavarësisht modalitetit të ndryshëm të administrimit (2.74 ± 2.36 vs 2.51 ± 1.78 mIU/L, p = 0.086). Një nën-analizë është kryer në 102 pacientë që ndiqnin një trajtim shoqërues farmakologjik (inhibitor të pompës protonike, kalcium ose integratorë të hekurit) ose që përdornin në mëngjes produkte që përmbanin fibra ose qumësht soje, pa shfaqur asnjë ndryshim në nivelet e TSH (2.81 ± 2.4 vs 2.59 ± 2.23 mIU/L, p = 0.498). Si konkluzion, studimi dëshmon se forma likuide e L-T4 mund të merret drejtpërdrejt me vaktin e mëngjesit, mënyrë konsumimi kjo që mund të përmirësojë bashkëpunimin e pacientëve me hipotiroidizëm në terapinë zëvendësuese.
Pirola I, Brancato D, Negro R, et al. TSH stability in hypothyroid patients assuming liquid levothyroxine thirty minutes before or at breakfast: results of a multicenter Italian study. 15th International American Thyroid Association (ATA) Congress, poster 165.
Përktheu: Erjola Taga