Focus

shk252016

Leucemia, një hap përpara në terapinë gjenike

tags: Leucemi

Ka ngritur shumë shpresa një studim italian mbi një terapi eksperimentale në të sëmurë me leucemi akute që i janë nënshtruar transplantit të palcës nga dhurues (familjar pjesërisht i përputhshëm), me infuzion të linfociteve T të modifikuara gjenetikisht, me gjenin "vetëvrasës" TK.

Studimi u drejtua nga Chiara Bonini, zv/drejtore e departamentit të Imunologjisë Transplanteve dhe Sëmundjeve Infektive në spitalin San Raffaele në Milano dhe u prezantua në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Shkencave të Avancuara (Aaas) të mbajtur gjatë ditëve të kaluara në Uashington.
Kërkuesit kanë ndjekur 10 pacientë që i janë nënshtruar transplantit që nga viti 2000 e në vazhdim, duke verifikuar se parametrat imunologjikë të këtyre pacientëve ishin kthyer në normat e personave të shëndetshëm me moshë të njëjtë. Studimi u botua në revistën "Science Translational Medicine".

"Jemi nisur të avantazhuar sepse linfocitet ishin modifikuar nëpërmjet terapisë gjenike dhe ishte e mundur t'i gjurmonim te pacientët në distancë kohore", shpjegon Chiara Bonini. Nëpërmjet markatorëve molekularë ishte e mundur të identifikoheshin linfocitet T te pacientët në një distancë kohore 2-14 vjet nga infuzioni i tyre. "Pyetja që kemi shtruar ishte se cili nga të gjithë nëntipet e linfociteve T që ishin bërë subjekt infuzioni 2-14 vjet më parë, ishte i aftë të rezistonte për një kohë të gjatë. Dhe vumë re se qelizat më të afta për t'u përhapur dhe për t'u ruajtur gjatë ishin qelizat e përkufizuara si "memory stem T cells".

"Prej vitesh po studiojmë rolin e memory stem T cells në kujtesën imunologjike, por në këtë studim kemi verifikuar kontributin e tyre efektiv te pacientët me leucemi. Falë tij mund të supozojmë se nëse armatosim gjenetikisht nënpopullatën me memory stem T cells, këto qeliza do të mbijetojnë shumë gjatë te pacienti. Prania e gjenit vetëvrasës do të na lejojë gjithashtu të kontrollojmë toksicitetin e mundshëm", pohon Bonini.
 

 

Science Translational Medicine 9 December 2015 DOI: 10.1126/scitranslmed.aac8265http://stm.sciencemag.org/content/7/317/317ra198


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>