mar312016
Në limfomat recidive/refraktare përmirësohet mbijetesa globale
Në rastet e limfomave edhe pas një pre-trajtimi të rëndë, mund të arrihet një rezultat pozitiv sa i takon mbijetesës globale. Dy studime të fazës II kanë vlerësuar brentuximab vedotin, një bar i përbërë nga një antitrup monoklonal anti CD30 në amalgamë me agjentin antimikrotubular monometilauristatin E.
Të dhënat e prezantuara në New Orleans gjatë punimeve të Shoqatës Amerikane të Hematologjisë treguan se pacientët e përfshirë ishin të prekur nga limfoma Hodgkin recidive/refraktare dhe limfoma anaplastike me qeliza të mëdha sistematike recidivante/refraktare.
Në limfomën e Hodgkin mbijetesa globale mesatare ka qenë 3.4 vjet dhe përfshin 18 pacientë që vazhdojnë të jenë nën kontroll. Në limfomën anaplastike mbijetesa globale mesatare nuk është arritur ende por norma e mbijetesës e vlerësuar në 3 vjet ka qenë me 63%.
Duhet të kujtojmë se në vitin 2012 kjo terapi ka marrë autorizimin për emetimin në treg e kushtëzuar nga Bashkimi Evropian për dy indikime. E para: trajtimi i pacientëve të rritur me limfomë Hodgkin CD-30 pozitive recidive ose refraktare pas një transplanti autolog qelizash staminale ose në vijim të të paktën dy terapive më të hershme kur transplanti dhe polikemiterapia nuk janë një opsion terapeutik. Së dyti autorizimi evropian lidhet me trajtimin e pacientëve të rritur me limfomë anaplastike me qeliza të mëdha sistemike recidive ose refraktare.