Focus

maj252016

Ekzaminimi i kolesterolit është i saktë edhe nëse kryhet me stomak plot

Në një studim të sapo publikuar në "European Heart Journal" sugjerohet se për të matur nivelet e kolesterolit nuk është e nevojshme që pacienti të jetë me stomak bosh, derisa një vakt i vetëm nuk është në gjendje të modifikojë nivelet në gjakun periferik. "Deri më tani është kërkuar mos ngrënia para ekzaminimit për të dozuar kolesterolin dhe trigliceridet në të gjitha vendet me përjashtim të Danimarkës", pohon Børge Nordestgaard nga "Copenhagen University Hospital" në Herlev, i cili kujton se në Danimarkë mos ngrënia nuk është më e nevojshme që nga viti 2009.

"Kjo ua thjeshton punën të gjithë pacientëve, sidomos atyre që punojnë, nënave dhe fëmijëve, diabetikëve dhe të moshuarve, të cilët nuk janë të detyruar të lënë vaktin para marrjes së gjakut për të dozuar kuadrin lipidik", shkruajnë autorët e artikullit të cilët kanë analizuar të dhënat e ardhura nga një koort prej më shumë se 300.000 personash.

"Mos ngrënia këshillohej 12 orë para ekzaminimit, meqë supozohej se organizmi kishte nevojë për orë të ndryshme për të tretur ushqimin dhe për t'u çliruar nga grimcat e yndyrës që kalojnë në gjak, para  nënshtrimit ndaj testit të kolesterolit LDL. Por rezultatet tona tregojnë se matja e kolesterolit është të paktën po aq e saktë, në mos edhe më shumë kur ekzaminimi kryhet jo me stomak bosh", pohon kërkuesi danez, duke uruar që përditësimet në dokumentin e sapo publikuar ta bëjnë më të lehtë për pacientët testin në fjalë.

Vlen për t'u nënvizuar se këto rekomandime përfaqësojnë një deklaratë konsensusi të përbashkët të Shoqatës Evropiane të Arteriosklerozës dhe Federatës Evropiane Kimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike, të nënshkruar nga 21 ekspertë evropianë, australianë dhe amerikanë.     

 

European Heart Journal 2016. doi: 10.1093/eurheartj/ehw152http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27122601


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>