gus22016
Leucemia limfoblastike akute, rezultatet premtuese të terapisë me inotuzumab ozogamicin
Janë publikuar në "New England Journal of Medicine" rezultatet e INO-VATE LLA, një studim open-label i sponsorizuar nga Pfizer, që kishte si objektiv të vlerësonte sigurinë dhe efikasitetin e inotuzumab ozogamicin në krahasim me kimioterapinë në 326 pacientë të rritur me leucemi limfoblastike akute (LLA) CD22-pozitive recidivante ose refraktare ndaj trajtimeve të mëparshme.
Dhe rezultatet tregojnë një normë remisioni total shumë më të madhe me inotuzumab ozogamicin se sa terapia e zakonshme dhe një përqindje më e madhe pacientësh në grupin e trajtuar me inotuzumab ozogamicin me sëmundje minimale e mbetur më e ulët se pragu.
Gjithashtu, si mbijetesa globale edhe ajo e lirë nga progresioni kanë një normë më të lartë me inotuzumab ozogamicin. Rezultatet e INO-VATE LLA janë prezantuar gjithashtu gjatë Kongresit 21° vjetor të European Hematology Association (EHA) në Kopenhagen, Danimarkë.
"Leucemia limfoblastike akute recidivante ose refraktare është një formë leucemie agresive që ka nevojë urgjente për opsione të reja terapeutike", thotë Hagop Kantarjian nga University of Texas MD Anderson Cancer Center, bashkautor i artikullit duke shtuar se të dhënat e efikasitetit të vëzhguar te pacientët e trajtuar me inotuzumab ozogamicin kanë qenë impresionuese, në veçanti mbijetesa mesatare pa progresion, normat e larta të remisionit hematologjik dhe mungesa e sëmundjes minimale të mbetur. Sipas kërkuesit inotuzumab ozogamicin, nëse aprovohet mund të jetë një terapi shtesë e çmuar ndaj opsioneve të trajtimit aktualisht për pacientët me leucemi limfoblastike akute.
"Në krahasim me trajtimin e zakonshëm, një përqindje më e madhe pacientësh ka qenë në gjendje që t'i nënshtrohet transplantit pas terapisë me inotuzumab ozogamicin, me norma respektive nga 11% në 41%. Dhe meqë transplanti i qelizave staminale konsiderohet si opsioni i vetëm i trajtimit kurativ, aftësia e inotuzumab ozogamicin për të shtuar numrin e pacientëve që mund t'i nënshtrohen transplantit është inkurajuese", përfundojnë autorët.
Nejm 2016. doi: 10.1056/NEJMoa1509277
http://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa1509277?query=featured_home