Focus

nën142017

Asa në hepatitin B redukton riskun e hepatokarcinomës

tags: Aspirinë

Terapia me Asa asociohet me një risk të reduktuar për karcinomë hepatoqelizore (Hcc) që lidhet me virusin e hepatitit B (Hby), sipas një studimi të prezantuar në takimin e Shoqatës Amerikane për Studimin e Sëmundjeve të Mëlçisë të zhvilluar mes 20 - 24 tetorit në Washington, DC. "Asa mund të parandalojë zhvillimin e kancerit, por evidencat klinike për sa i përket karcinomës hepatoqelizore që lidhet me HBV mbeten jo bindëse", shprehet Teng Yu Lee nga Taichung Veterans General Hospital në Taiwan, i cili bashkë me kolegët ka përdorur të dhënat e databazës kombëtare të Tajvanit të viteve 1998 - 2012 për të hetuar lidhjen midis terapisë me Asa dhe riskut për karcinomë hepatoqelizore të korreluar me HBV.

Në këtë studim grupi, mbi bazë kombëtare kërkuesit kanë analizuar 204.507 pacientë me hepatit kronik B, duke përjashtuar ata me hepatit nga viruse të ndryshme. Pasi janë përjashtuar nga studimi individët me karcinomë hepatoqelizore të shfaqur në fillim të follow up-it, autorët kanë identifikuar një total prej 1.553 pacientësh në trajtim të përditshëm me aspirinë për 90 ditë ose më shumë, duke i randomizuar në një raport 1:4 me 6.212 individë, të cilët nuk kishin marrë kurrë asnjë terapi anti-trombocitare.
Pas përllogaritjeve kërkuesit zbuluan se incidenca kumulative e karcinomës hepatoqelizore pas 5 vitesh në grupin e trajtuar me aspirinë ishte ndjeshëm më e ulët në krahasim me atë të grupit të kontrollit, me norma përkatësisht prej 2.86% dhe 5.59%.
Por jo vetëm, "Nga një analizë e regresionit terapia me Asa ka rezultuar e lidhur drejtpërdrejt dhe në mënyrë të pavarur me riskun e reduktuar për kacinomë hepatoqelizore", shkruajnë autorët duke nënvizuar se një shtim i mundësive për të zhvilluar neoplazi lidhet me kalimin e moshës, gjininë mashkullore, praninë e cirrozës hepatike dhe diabetin melit. Nga, përdorimi i nukleozideve analoge ndër të cilët adefovir, entecavir, lamivudina, telbivudina dhe tenofovir në trajtimin e HBV lidhet me një reduktim të riskut për karcinomë hepatoqelizore. "Pavarësisht se nevojiten konfirmime të mëtejshme, rezultatet e këtij studimi mund të jenë të dobishëm për hepatologët për sa i përket parandalimit të hepatokarcinomës që lidhet me Hbv", përfundon Lee.

 

Hepatology 2017. Doi: 10.1002/hep.29500. Abstract 223 http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/hep.29500/full#hep29500-sec-0889


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>