Focus

shk222018

Cigaret elektronike, të dëmshme për ADN-në? Studimi amerikan ndez debatet

Cigaret elektronike mund të kenë efekte negative mbi ADN-në. Rezultatet e këtij studimi kanë bërë shumë bujë, pasi deri më sot dihet se cigaret elektronike kanë më pak agjentë kancerogjenë në krahasim me duhanin dhe shpesh u këshillohen duhanpirësve si një alternativë më e shëndetshme apo si një instrument për një fazë të ndërmjetme para se ta lënë duhanin.

Studimi në fjalë, është publikuar në "Proceedings of the National Academy of Sciences" (PNAS) nga Moon-Shong Tang (Universiteti i Nju Jorkut). Por, në disa raste, të flitet për studime shkencore nuk është e mjaftueshme dhe, sipas Giovanni Li Voltit, Riccardo Polosa-s dhe Massimo Caruso-s në Universitetin e Katanias, studimi i Tangut ka kufizime të dukshme, duke nisur nga fakti që është zhvilluar mbi minjtë e laboratorit që, të ekspozuar ndaj tymit të cigares elektronike kanë shfaqur dëmtime të ADN-së, veçanërisht në qelizat e mushkërive, zemrës dhe fshikëzës: përgjithësimi i efekteve të zbuluara në organizmin njerëzor nuk është shumë i besueshëm, edhe për shkak të dozimeve të nikotinës.

"Është qesharake, thotë Polosa, t'i bazojmë rezultatet në studime që bëhen me kafshë që peshojnë 25gr dhe ekspozohen ndaj niveleve të aerosolit ndaj të cilave ekspozohen qeniet njerëzore me një peshë 3000 herë më të lartë! S'ka asgjë të habitshme në faktin që te minjtë e eksperimentit shfaqen ndryshime të ADN-së, pasi ata intoksikohen me një masë gjigante aerosoli".

Polosa këmbëngul se informacionet e filtruara nga këto studime janë shumë çorientuese dhe është i shqetësuar për "mungesën e plotë të vlerësimit realist të eksperimenteve dhe për pasojat negative që kjo do të ketë mbi përdoruesit dhe mbi shëndetin publik". Tre kërkuesit e universitetit siçilian i kanë dërguar një letër botuesit të PNAS-it, ku thonë se "metodologjia jo rigoroze dhe mungesa e standardizimit janë një problem serioz. Kjo ka sjellë edhe rezultate kontradiktore sa i përket efektit toksik, lëshimit të citokinave inflamatore dhe mutagjenitetit, të cilat janë referuar nga disa studime, por janë mohuar nga të tjera".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>