Focus

mar212018

Në SHBA ngrihet zëri për sigurinë e pacientit. Gabime diagnostikuese dhe përdorim opiatesh...

Gabimet diagnostikuese, që prekin rreth një në 20 pacientë të rritur çdo vit, udhëheqin listën e dhjetë problemeve kryesore të sigurisë së pacientit në vitin 2018, publikuar nga Instituti ECRI në faqen e tij të internetit. ECRI-ja ka deklaruar se ka marrë mbi dy milionë raportime për ngjarje të ndryshme dhe se ka bërë qindra analiza të shkaktarëve që qëndrojnë në bazë të këtyre raportimeve, duke nisur që nga viti 2009. Instituti me bazë në Pensilvani, është një organizatë jofitimprurëse që punon për analizimin dhe hulumtimin e procedurave, pajisjeve, barnave dhe proceseve më të mira mjekësore për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientit.

"Gabimet diagnostikuese nuk janë thjesht të zakonshme. Ato mund të kenë pasoja serioze. Shumë vdekje që kanë ndodhur në spital dhe që i atribuohen rrjedhës normale të sëmundjes, mund të jenë rezultat i një gabimi diagnostikues", thotë Gail Horvath-i, Instituti ECRI, në një deklaratë për shtyp. Gabimet diagnostikuese mund të kenë pasoja të papritura dhe serioze, të cilat përfshijnë mangësi terapeutike, teste të përsëritura, procedura të panevojshme dhe dëme ndaj pacientëve.

Në listë, menjëherë pas gabimeve diagnostikuese, zënë vend shqetësimet mbi sigurinë sa i përket përdorimit të opioideve, për shkak të ashpërsisë së efekteve anësore dhe problemeve në rritje të abuzimit me drogat në Shtetet e Bashkuara. ECRI-ja ka deklaruar se strategjitë aktuale për t'u bërë ballë këtyre shqetësimeve përfshijnë vlerësime më gjithëpërfshirëse të pacientëve dhe përdorimin e barnave jo farmakologjike dhe jo steroide për të trajtuar dhimbjen, duke marrë parasysh nevojat individuale të pacientëve, tolerancën ndaj opiateve dhe komorbilitetin.

"Opiatet përbëjnë një problem sigurie për pacientin, për shkak të ashpërsisë së efekteve anësore. Ne rekomandojmë që klinicistët t'i vlerësojnë pacientët me kujdes për të përjashtuar çrregullimet nga përdorimi i opiateve dhe për të ndërtuar pritshmëri reale rreth lehtësimit të dhimbjes", thotë Stephanie Uses, gjithashtu nga ECRI-ja.

Tre shqetësimet kryesore kanë të bëjnë me koordinimin e brendshëm të kujdesit shëndetësor, praninë e "zgjidhjeve alternative" në të cilat punonjësit shëndetësorë shmangin rregullat ose pengesat e panevojshme dhe përdorimin e infrastrukturës së teknologjisë shëndetësore, në programet për sigurinë e pacientit.

Pesë pikat e fundit në listë përfshijnë menaxhimin e nevojave shëndetësore të sjelljes në situatat e kujdesit akut, përgatitjen e emergjencës për të gjitha rreziqet, pastrimin, dezinfektimin dhe sterilizimin e pajisjeve, informimin e pacientëve rreth literaturës shëndetësore dhe përkushtimin ndaj lidershipit në sigurinë e pacientit.

"Lista nuk paraqet domosdoshmërisht problemet më të shpeshta apo serioze të hasura. Kjo listë identifikon shqetësimet që janë shfaqur në hetimet tona, analizat e rasteve rrënjësore dhe ngjarjet negative që raportohen në organizatën tonë për sigurinë e pacientit", përfundon drejtori ekzekutiv i ECRI-së William Marella.

 

ECRI Institute
https://www.ecri.org/Pages/Top-10-Patient-Safety-Concerns.aspx


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>