Focus

maj222018

Sekuencimi i ADN-së bën dallimin e pacientëve me formë vdekjeprurëse të mikozës fungoide

Në një studim të ri, të publikuar në "Science Translational Medicine" kërkuesit e Brigamit dhe të Spitalit të Grave në Shkollën e Harvardit (Boston) referojnë se kanë zbuluar që sekuencimi i një gjeni specifik, receptorit të qelizave T ose TCRB, mund të parashikojë se cilët nga pacientët me mikozë fungoide në fazë fillestare, do të zhvillojnë sëmundje agresive dhe progresive shumë më të fortë.

"Te pjesa më e madhe e pacientëve me mikozë fungoide (një kancer i qelizave T që shfaqet në lëkurë) sëmundja zhvillohet në një formë shumë të lehtë dhe shpesh, pritshmëritë e jetës janë normale. Por, një nëngrup pacientësh mund të zhvillojë një formë agresive dhe vdekjeprurëse të sëmundjes, që mund të shpërndahet në të gjithë lëkurën dhe përtej saj, duke u shndërruar në një sëmundje të patrajtueshme", konfirmon Thomas Kupper (Shkolla Mjekësore e Harvardit), autor kryesor i studimit.

Nëse identifikohen herët, pacientëve me këtë formë agresive mund t'u bëhet transplant i qelizave staminale, por kur sëmundja përparon dhe bëhet rezistente ndaj terapisë, është thuajse e pamundur të arrihet remisioni i plotë, që është i nevojshëm për transplantin.

Në studimin aktual, kërkuesit kanë sekuencuar gjenet e receptorit të qelizave T nga biopsitë në vendin e dëmtimit të indeve të lëkurës, te më shumë se 300 pacientë me kancer të limfociteve T në fazë fillestare, pjesa më e madhe e të cilëve kishte një mikozë fungoide. Grupi i punës ka përdorur një sekuencim me rendiment të lartë të ADN-së, një teknikë që ka dhënë mundësinë për trajtimin e sasive të mëdha të ADN-së njëherësh, duke prodhuar një sasi të menjëhershme gjenesh TCRB, nga një numër i madh i qelizave në vendin e dëmtimit dhe duke bërë matjen e përqindjes së kloneve tumorale, për të parathënë mundësinë e përparimit dhe të mbijetesës së përgjithshme me ndjeshmëri të lartë dhe specificitet.

"Në mikroskop, qelizat T beninje dhe qelizat T të sëmura është e vështirë të ndahen nga njëra-tjetra. Megjithatë, çdo qelizë T ka një sekuencë ADN-je unike të receptorit të saj të qelizave T, që mund t'i zbulojmë nëpërmjet këtij lloj sekuencimi të ADN-së. Sekuencimi i ADN-së me rendiment të lartë dhe përllogaritjet e përqindjes së kloneve të sëmura na japin mundësi të bëjmë parashikime që më parë nuk do të kishin qenë të mundura", përfundon Kupperi.

 

Sci Transl Med. 2018. doi: 10.1126/scitranslmed.aar5894
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29743350


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>