Focus

qer282018

Alkoli shton rrezikun e kancerit, por vdekshmëria është më e ulët tek alkolistët

Rreziku i kombinuar i vdekjes dhe i zhvillimit të disa kancereve është më i ulët tek alkolistët e lehtë, që konsumojnë mesatarisht, më pak se një pije në ditë gjatë gjithë jetës, ndërsa rreziku i zhvillimit të kancerit rritet me çdo pije shtesë në javë. Këto janë rezultatet e një studimi të ri të publikuar në "PLOS Medicine".

"Konsumimi i alkolit nga i lehtë në të moderuar, ka qenë më parë i lidhur me shtimin e rrezikut për kancer. Hulumtimi ka treguar se rreziku i vdekshmërisë për të gjitha shkaqet, por që është i lidhur me marrjen e alkoolit, ndjek një kurbë në formën e shkronjës J, duke treguar se një pirje e lehtë/e moderuar ka efekt mbrojtës veçanërisht kur flitet për vdekjen nga sëmundje kardiovaskulare. Këto rezultate çuan në mesazhe të paqarta për shëndetin publik", shpjegon Andrew Kunzmann i Universitetit të Mbretëreshës në Belfast, autori kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë analizuar ndryshimin mes rrezikut të kombinuar të kancerit ose të vdekjes për çdo lloj shkaku tek individët me nivele të ndryshme të marrjes së alkolit gjatë gjithë jetës së tyre, duke përdorur të dhëna nga 99.654 individë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndjekur për një mesatare prej 8,9 vjetësh, si pjesëmarrës të studimit "Prostate, Lung, Colorectal and Ovarian Cancer". Gjatë studimit janë verifikuar 9.559 vdekje dhe 12.763 tumore primitive mes pjesëmarrësve. Siç ishte parashikuar, është vënë re një lidhje në formën e shkronjës J mes vdekshmërisë së përgjithshme dhe konsumimit të alkolit.

Në fakt, krahasuar me konsumuesit e lehtë të pijeve alkolike (1-3 pije në javë), ata që nuk kishin pirë kurrë apo që e kishin bërë këtë rrallë (më pak se një pije në javë), ashtu si edhe pijetarët e rëndë (2-3 pije në ditë) dhe shumë të rëndë (më shumë se tre gota në ditë) paraqisnin një shtim në vdekshmërinë e përgjithshme. Përkundrazi, rreziku i kancerit dhe vdekshmëria për shkak të tij, shtoheshin në mënyrë lineare me shtimin e alkolit gjatë gjithë jetës.

Gjithashtu, edhe konsumuesit e lehtë të alkoolit kishin rrezik më të lehtë për vdekshmëri dhe zhvillimin e kancerit, që rezultonte në fakt i shtuar tek ata që nuk kishin pirë kurrë ose ishin pijetarë me raste, njësoj si edhe pijetarë shumë të rëndë. Autorët nënvizojnë se analiza është e kufizuar te të moshuarit dhe mund të ketë kufizime të lidhura me faktorët socio-ekonomikë dhe se rezultatet nuk duhet të përdoren për të përfituar efektin mbrojtës nga pirja në mënyrë të lehtë.

 

PLoS Med. 2018. doi: 10.1371/journal.pmed.1002585
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29920516


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>