kor92018
Shqetësimet e lidhura me stresin, zhvillojnë sëmundje autoimune
Ngjarjet traumatike apo stresuese të jetës mund të shkaktojnë turbullime të lidhura me stresin, të cilat do të rritnin rrezikun për të zhvilluar sëmundje autoimune. Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar në një kohorte suedeze me 106.464 vetë që kanë patur shqetësime të lidhura me stresin, të cilët janë krahasuar me 1.064.640 vetë të paekspozuar (126.652 ishin vëllezër e motra).
"Zhvillimi i shqetësimeve të lidhura me stresin, siç është shqetësimi nga stresi post-traumatik (DSPT), mund të ndikojë në më shumë sisteme fizike, përfshi edhe funksionin imunitar. Gjithsesi, mbetet e paqartë nëse ky fakt mund të shkaktojë një rrezik më të madh për sëmundje autoimune.
Kemi dashur të vlerësojmë zhvillimin e 41 sëmundjeve autoimune, si artriti reumatoid, psoriaza, sëmundja e Crohnit dhe sëmundja celiake, te njerëzit me çrregullime të tilla", shpjegon Huan Song (Universiteti i Islandës), autor kryesor i punimit. Mosha mesatare në diagnozën e çrregullimeve të lidhura me stresin ishte 41 vjet dhe 40% e pacientëve të ekspozuar ishin meshkuj.
Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 10 vjetësh, shkalla e përhapjes së sëmundjeve autoimune në grupin e individëve të ekspozuar, të paekspozuar dhe të vëllezërve e motrave, ishte 9.1, 6.0 dhe 6.5 për 1.000 njerëz/vite. Krahasuar me popullsinë e paekspozuar, pacientët me probleme të stresit ishin më të rrezikuar për sëmundje autoimune dhe pacientët me çrregullime të stresit post-traumatik në veçanti kishin një rrezik në rritje për sëmundje të shumëfishta. Këto lidhje kanë mbetur të qëndrueshme në krahasimin mes vëllezërve dhe rritja e rrezikut relativ ishte më e theksuar te pacientët më të rinj.
Studiuesit kanë theksuar se përdorimi i frenuesve të përthithjes së serotoninës gjatë vitit të parë të diagnostikimit të çrregullimeve të stresit post-traumatik, u shoqërua me një rrezik relativ të zbutur për sëmundje autoimune. Megjithatë, meqenëse diagnoza e kujdesit primar nuk përfshihet në regjistrin suedez të pacientëve, analiza mund të ketë gjetur një numër më të vogël sesa ai real i çrregullimeve të stresit dhe sëmundjeve autoimune, veçanërisht në rast se sëmundjet nuk janë serioze.
"Do të jenë të nevojshme studime të mëtejshme për të kuptuar arsyet e mundshme të lidhjes që ekziston mes çrregullimeve të lidhura me stresin dhe zhvillimit të sëmundjeve autoimune", përfundojnë autorët.
JAMA 2018. doi: 10.1001/jama.2018.7028
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2685155