Focus

sht62018

Ndotja shkakton rënie konjitive. Provat konfirmojnë lidhjen mes tyre

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë rënie konjitive, veçanërisht te të moshuarit, meshkujt dhe tek ata që janë më pak të arsimuar, sipas rezultateve të hulumtimit të ri të publikuar në "Proceedings".

"Shumë njerëz e dinë se ndotja e ajrit mund të shkaktojë shqetësime fizike, sidomos të lidhura me mushkëritë, por prova të reja sugjerojnë se ndotja mund të jetë edhe shkaku bazë i rënies konjitive", thotë Xin Zhang, i Universitetit Normal të Pekinit në Kinë, autori kryesor i studimit. 25,000 njerëz që jetonin në 162 qarqe në Kinë, u vunë të bënin teste në matematikë e në gjuhësi dhe rezultatet u krahasuan me kushtet e ndotjes atmosferike, duke marrë parasysh ndotës të tillë siç janë azoti, dioksidi i squfurit dhe grimcat me diametër më të vogël se 10 mikrometra (PM10). Testet i kanë zhvilluar njerëz të të dyja gjinive, në një popullsi që përfshinte të gjitha moshat, nga adoleshentët te të moshuarit.

Rezultatet treguan se, sa më të larta të ishin nivelet e ndotjes, aq më të ulëta ishin rezultatet në teste, veçanërisht në ato të gjuhës, në perpjesëtim të drejtë me rritjen e moshës së personave që kishin bërë testet.

Ndikimi më i madh është parë te meshkujt, veçanërisht tek ata me nivele të ulëta të arsimimit, ndoshta sepse njerëzit më pak të arsimuar në Kinë punojnë më shumë jashtë dhe për këtë arsye, janë më të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur. Sipas studiuesve, fakti që rënia ka rezultuar progresive në kohë, është një provë e fortë që tregon se shkaku duhet kërkuar pikërisht në ndotjen e ajrit.

"Rezultatet tona sigurojnë prova të mëtejshme se ekspozimi afatgjatë në ndotjen e ajrit shkakton një rënie në aftësinë njohëse. Ne gjithashtu kemi gjetur disa prova që tregojnë një normë në rritje të sëmundjeve neurodegjenerative të lidhura me ndotjen", shpjegojnë autorët.

Studiuesit pranojnë se ata nuk e dinë cili është mekanizmi me anë të të cilit ndotja mund të shkaktojë rënie konjitive, por sugjerojnë se ajo mund të ndikojë në substancën e bardhë në tru, duke pasur parasysh rolin që luan kjo e fundit në koordinimin e komunikimit mes zonave të ndryshme të trurit.

 

PNAS 2018. Doi: 10.1073/pnas.1809474115
http://www.pnas.org/content/early/2018/08/21/1809474115


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>