Focus

sht142018

Nuk janë shtuar gurët në veshka. Përhapja më e madhe, për shkak të imazherisë

Nga viti 1984 deri në vitin 2012, përhapja e gurëve në veshka, si simptomatike, ashtu edhe asimptomatike është rritur ndjeshëm dhe përdorimi më i shpeshtë i tomografisë së kompjuterizuar gjatë kësaj periudhe, mund të ketë kontribuar në përhapjen e sëmundjes, duke përmirësuar identifikimin e saj.

"Për të testuar këtë hipotezë, ne vlerësuam të rriturit me gurë në veshka në kontenë Olmsted (Minnesota) nga 1 janari 1984 deri më 31 dhjetor 2012, duke i karakterizuar sipas moshës, gjinisë, përbërjes së gurëve dhe mënyrës së ekzaminimit. Më tej, kemi vlerësuar përhapjen e gurëve në veshka për 100,000 njerëz/vjet dhe kemi vlerësuar karakteristikat e lidhura me ndryshime në shkallën e përhapjes, me kalimin e kohës", thotë Wonngarm Kittanamongkolchai (Klinika Mayo në Rochester, SHBA), autori kryesor i studimit.

Hulumtuesit identifikuan 3.224 pacientë të konfirmuar simptomatikë, 606 pacientë të dyshimtë simptomatikë dhe 617, që kishin gurë në veshka (të zbuluar rastësisht), por ishin asimptomatikë. Në periudhën e marrë në shqyrtim, përhapja e gurëve në veshka të konfirmuara simptomatike është rritur si te burrat (nga 145 në 299 për 100.000 njerëz/vjet; shkalla e përhapjes për pesë vjet: 1.14) ashtu edhe te gratë (nga 51 në 217 për 100,000 njerëz/vjet, shkalla e përhapjes për pesë vjet: 1,29).

Nuk ka patur asnjë ndryshim në përhapjen e dyshuar të gurëve në veshka, por është vënë re një shtim i gurëve asimptomatikë. Gjithmonë në të njëjtën periudhë, është konstatuar një shtim në përdorimin e tomografisë së kompjuterizuar për gurët simptomatikë të konfirmuar (nga 1,8% në vitin 1984, në 77% në vitin 2012) dhe shtimi i përhapjes së gurëve të vegjël simptomatikë (≤3 mm) krahasuar me gurët më të mëdhenj (>3 mm). Kanë rezultuar në shtim edhe gurët renalë simptomatikë të konfirmuar, me kalim spontan të dokumentuar dhe përhapja e gurëve në veshka me përbërje të panjohur, është shtuar më shumë sesa ajo e gurëve me përbërje të njohur.

"Përdorimi i metodave më të mira imazherike, veçanërisht i tomografisë së kompjuterizuar, mund të ketë shkaktuar në kohë një shtrembërim në procesin e zbulimit të patologjisë, që ka kontribuar në shtimin e perceptuar të peshës së sëmundjes renale", përfundojnë autorët.

 

Mayo Clin Proc. 2018. doi: 10.1016/j.mayocp.2017.11.018
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29452705


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>