Focus

tet52018

Terapia për stafilokokun. Ndërtohet algoritmi që përcakton kohëzgjatjen e antibiotikëve

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA", mjekët mund të jenë në gjendje të shkurtojnë kohëzgjatjen e terapisë antibiotike me gati dy ditë për pacientët me infeksione të thjeshta hematike nga stafilokoku, duke përdorur një listë kontrolli klinik.

"Stafilokokët janë ndër shkaqet më të zakonshme të infeksioneve të gjakut. Ne kemi dashur të provojmë një algoritëm që përcakton se sa kohë duhet të marrin antibiotikë intravenozë pacientët me infeksione të stafilokokut në gjak", thotë Thomas Holland (Duke Health në Durham, SHBA). Algoritmi bazohet në veçoritë specifike klinike: për sa kohë pacienti ka pasur ethe, të dhëna nga kulturat e gjakut, gjetjet e infeksionit kardiak dhe kritere të tjera, për t'i ndihmuar mjekët të përcaktojnë nëse infeksioni është i thjeshtë, i pakomplikuar apo i komplikuar. Studimi përfshinte 509 pacientë me infeksione stafilokoku nga 16 qendra mjekësore në Shtetet e Bashkuara dhe në Spanjë.

Pacientët u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë antibiotikë për një kohëzgjatje të identifikuar përmes algoritmit ose të përcaktuar sipas praktikës standarde. Pacientët në të dyja grupet e kanë marrë veten në të njëjtin ritëm. Faktikisht, 82% e pacientëve të trajtuar sipas indikacioneve të algoritmeve dhe 81.5% e pacientëve të trajtuar me kohëzgjatje standarde, kishin rezultate pozitive. Komplikimet ishin gjithashtu statistikisht të ngjashme midis dy grupeve, pasi 32.5% e pacientëve të menaxhuar nga algoritmi dhe 28.3% e pacientëve të trajtuar në mënyrën standarde zhvilluan një ngjarje të padëshiruar, si përhapja ose përkeqësimi i infeksionit.

Megjithatë, të dhënat treguan një ndryshim të rëndësishëm në kohëzgjatjen e antibiotikut te pacientët me infeksione të thjeshta dhe tek ata me infeksione të pakomplikuara. Për këta njerëz, në fakt, një plan trajtimi i drejtuar nga algoritmi u dha mundësi mjekëve t'i ndërprisnin antibiotikët intravenozë pothuajse dy ditë më parë sesa pacientët që kanë marrë kujdes të standardizuar (4.4 ditë kundrejt 6.2 ditëve).

"Çdo reduktim i përdorimit të antibiotikëve për të trajtuar këto infeksione do të ishte një avantazh i rëndësishëm në përpjekjet tona për të luftuar rezistencën antibiotike, veçanërisht kur këto masa mund të merren pa dëmtuar pacientët", përfundon Hollandi.

 

JAMA 2018. Doi: 10.1001/jama.2018.13155
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2703352


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>