Focus

nën302018

Pas Brexit-it, popullsia angleze ka shtuar konsumin e antidepresivëve

Sipas një studimi vëzhgues të publikuar në "Journal of Epidemiology and Community Health", periudha pas referendumit për daljen nga Bashkimi Evropian ka shkaktuar rritje të përshkrimit të recetave për barna antidepresive në Angli.

"Tendenca mund të jetë nxitur nga shtimi i pasigurisë se përjetuar nga disa sektorë të popullsisë pas votimit", thotë Sotiris Vandoros, i King's College në Londër dhe Shkollës së Shëndetit Publik në Boston, autori i parë i studimit. Hulumtuesit kanë krahasuar të dhënat zyrtare të recetave mujore për barnat kundër depresionit në të gjitha zonat e votimit (326 të tilla) në Angli me ato të klasave të tjera të barnave, përfshi ato për anemi nga mungesa e hekurit, përdhes, insulinë, problemet me tiroidet, gliceminë e yndyrnat në gjak dhe qetësuesit e muskujve.

Skemat e përshkrimit janë vlerësuar në mënyrë specifike për muajin korrik të çdo viti, në periudhën 2011-2016, për të dalluar pasojat e menjëhershme të rezultatit të referendumit dhe pastaj, për secilin nga këto vite, për të vlerësuar tendenca të dukshme dhe është përllogaritur një dozë ditore e përcaktuar (DDD) duke llogaritur numrin e miligramëve të parashikuar. 326 zona votimi mbulonin 36.6 klinika të praktikës së përgjithshme me një popullsi mesatare prej 169.534 njerëzish në secilën zonë. DDD-ja e përshkruar është ndarë pastaj për popullsi të secilës zonë votimi, për të vlerësuar nivelet mesatare të përshkrimeve për frymë dhe këto të dhëna u kombinuan me rezultatet e referendumit për secilën zonë.

Analiza tregoi se para referendumit, DDD-ja për barnat kundër depresionit u rrit gjatë muajit korrik të çdo viti dhe kjo ndodhte edhe për insulinën, barnat për përdhesin, aneminë për mungesë të hekurit dhe yndyrat e glukozën në gjak. Në muajin pas referendumit, DDD-ja për barnat kundër depresionit vazhdoi të rritet, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë, por ajo për barnat e tjera u zvogëlua. Si rezultat, studiuesit llogarisnin se pas referendumit vëllimi i përshkruar i barnave kundër depresionit u rrit me 13.4%, krahasuar me klasat e tjera të barnave të studiuara.

"Ky është një studim vëzhgues dhe, si i tillë, nuk mund të krijojë një lidhje shkakësore. Natyrisht, rezultatet tona nuk mund të interpretohen në kuptimin se humori është përkeqësuar në të gjithë Anglinë dhe as nuk mund të përjashtojnë që gjendja shpirtërore madje është përmirësuar për disa njerëz", përfundojnë autorët.

 

J Epidemiol Community Health 2018. doi: 10.1136/jech-2018-210637
https://jech.bmj.com/content/early/2018/11/07/jech-2018-210637

http://dx.doi.org/10.1136/jech-2018-210637


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>