gus82019
Probleme konjitive më të mëdha, nëse skleroza e shumëfishtë nis në moshë pediatrike
Pacientët e prekur nga skleroza e shumëfishtë dhe ata që e zhvilluan sëmundjen para moshës 18-vjeçare, kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga pasoja të mëdha konjitive sesa ata te të cilët sëmundja është shfaqur në moshë të rritur.
Këtë e thotë një studim i botuar në "JAMA Neurology", i kryer mbi 5,704 pacientë me sklerozë të shumëfishtë, të dhënat e të cilëve janë marrë nga regjistrat suedezë. Studiuesit, të udhëhequr nga Jan Hillert (Instituti Karolinska, në Suedi), krahasuan rezultatet e testit, që pasqyrojnë efikasitetin e përpunimit të informacioneve mes pacientëve me sklerozë të shumëfishtë, me fillim në moshë pediatrike (300 vetë) dhe atyre me zhvillim të patologjisë në moshë të rritur. Në krahasim me këta të fundit, te pacientët e diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë para moshës 18-vjeçare, rezultatet ishin më të ulëta dhe pakësoheshin më shpejt. Për më tepër, këta pacientë kishin më shumë të ngjarë të kishin deficite konjitive. "Skleroza e shumëfishtë me fillim në moshë pediatrike duket se i bën njerëzit veçanërisht të ndjeshëm ndaj përpunimit të informacionit në moshë madhore", thotë Kyla McKay (autori kryesor i studimit).
Pavarësisht nga rezultatet, autorët vërejnë mundësinë e gabimeve në klasifikimin e pacientëve, pasi data e shfaqjes së sklerozës së shumëfishtë bazohej kryesisht në simptoma të vetëraportuara. Mbështetet gjithashtu nevoja për hetime të mëtejshme, për të kuptuar mekanizmat nëpërmjet të cilëve fillimi i hershëm i sëmundjes ndikon në rezultatet konjitive.
"Fëmijët dhe adoleshentët që zhvillojnë sklerozë të shumëfishtë, duhet të monitorohen nga afër për ndryshime konjitive dhe të ndihmohen për të menaxhuar sfidat e mundshme që shfaqen në sklerozën e shumëfishtë të parakohshme, për aftësitë konjitive të mëvonshme në jetë", përfundon McKay.
JAMA Neurol. Published online June 17, 2019. doi:10.1001/jamaneurol.2019.1546.
https://jamanetwork.com/journals/jamaneurology/article-abstract/2735956