Focus

tet222019

Rreziku ndaj të cilit i ekspozon infermierët, përdorimi i vazhdueshëm i dezinfektuesit

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Network Open", përdorimi i rregullt i dezinfektuesve nga ana e infermierëve profesionistë, mund të jetë një faktor rreziku për zhvillimin e bronkopneumonisë kronike obstruktive (BPKO).
"Ekspozimi i operatorëve shëndetësorë ndaj dezinfektuesve, ka rezultate mbi shëndetin e rrugëve respiratore, përfshi astmën. Pavarësisht besueshmërisë biologjike të një lidhjeje që ekziston midis dezinfektuesve, të cilat janë kimikate irrituese dhe rrezikut për BPKO, të dhënat që kemi në dispozicion të këtij argumenti, janë të dobëta. Për këtë arsye, ne kemi studiuar lidhjen mes ekspozimit ndaj dezinfektuesve dhe incidencës së BPKO-së në një kohorte të gjerë infermierësh në SHBA", thotë Orianne Dumas (INSERM, Francë), autore kryesore e studimit. Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 73.262 infermiereve nga Nurses' Health Study II, me moshë mesatare në bazë, 54,7 vjeç, të racave dhe etnive të ndryshme, pa BPKO të mëparshme.

Analiza e të dhënave tregoi se në 368,145 vite/njerëz të ndjekur, 582 infermierë raportuan një diagnozë të BPKO-së. Përdorimi javor i dezinfektuesve për të pastruar vetëm sipërfaqet (22.9% e pjesëmarrësve të ekspozuar) dhe instrumentet mjekësore (19.0% e pjesëmarrësve të ekspozuar) u shoqërua me incidencën e BPKO-së, me raport të rrezikut (HR) rregulluar në 1.38 vetëm për pastrimin e sipërfaqes dhe 1.31 edhe për pastrimin e instrumenteve mjekësore (pasi ishte rregulluar për moshë, duhanpirje, përkatësi etnike dhe indeks të masës trupore).
Ekspozimet e larta ndaj dezinfektuesve të ndryshëm specifikë, të tillë si: glutaraldehid, zbardhues, peroksid hidrogjeni, alkool dhe përbërje të amoniumi kuaternar, u shoqëruan ndjeshëm me incidencën e BPKO-së, me HR të rregulluar që varion nga 1.25, deri në 1.36. Lidhjet nuk u modifikuan nga pirja e duhanit ose astma.

"Këto rezultate sugjerojnë që përdorimi i rregullt i dezinfektuesve nga infermierët mund të jetë një faktor rreziku për zhvillimin e BPKO-së. Nëse studimet e ardhshme konfirmojnë këto rezultate, do të jetë e dobishme të hartohen strategji për reduktimin e ekspozimit, që të jetë i pajtueshëm me kontrollin e infeksioneve në shëndetësi", përfundojnë autorët.


JAMA Network Open 2019. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.13563
https://dx.doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2019.13563


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>