Focus

tet312019

Mediat sociale dhe adoleshentët. Më shumë se tre orë në ditë, dyfishojnë rrezikun për shëndetin mendor

Tek adoleshentët, kalimi i më shumë se tre orëve në ditë në mediat sociale, lidhet me një dyfishim të rrezikut për çrregullime të shëndetit mendor, sipas një studimi të publikuar në "JAMA Psychiatry". Nga kërkimi, i zhvilluar me më shumë se 6.000 fëmijë 12-15 vjeç, del se kush i përdor më intensivisht mediat sociale, jo vetëm që është më i rrezikuar për depresion, ankth dhe vetmi, por edhe për agresivitet dhe sjellje antisociale, krahasuar me atë që nuk i përdor.

Këtë e bën të ditur autorja kryesore Kira Riehm (Universiteti "Johns Hopkins"): "Në këtë studim, krahasuar me studimet e mëparshme nga të cilat nuk dilnin lidhje të tilla, është marrë parasysh shëndeti mendor që kishin të rinjtë një vit para se të matej se sa e përdornin ata median sociale. Kjo kapërcen edhe pyetjen: Cili ka qenë i pari, çrregullimi i shëndetit mendor apo abuzimi me mediat sociale?".
Për të shtuar konkluzionet e tyre, autorët kanë shqyrtuar dy sjellje që mund të flasin për probleme të shëndetit mendor: internalizimin dhe eksternalizimin. "I pari sjell tërheqjen sociale dhe vështirësinë për të përballuar ankthin e depresionin, ndërsa i dyti përfshin agresivitetin apo mosbindjen", thotë kërkuesja, që së bashku me kolegët ka zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë mes përdorimit të mediave sociale për tre apo më shumë orë në ditë dhe një dyfishimi të rrezikut për të zhvilluar probleme të shëndetit mendor.

Nga të dhënat ka dalë se më pak se 17% e adoleshentëve nuk i përdor mediat sociale. Mes atyre që i përdorin, 32 % i përdor për më pak se 30 minuta në ditë, 32% nga 30 minuta deri në tre orë, 12%, nga tre deri në 6 orë dhe 8%, më shumë se gjashtë orë në ditë. "Nuk mund të arrijmë në përfundimin se mediat sociale shkaktojnë probleme të shëndetit mendor tek adoleshentët, por mendojmë se sa më pak kohë e kaluar para ekranit, veçse e përmirëson atë", shkruajnë autorët.
Riehmi e mbyll kështu: "Një karakteristikë e mediave sociale është ajo që i vë në kontakt adoleshentët, duke i përjashtuara ata nga jeta e përditshme. Është e nevojshme të gjejmë një mënyrë më të mirë për të baraspeshuar përfitimet e mediave sociale, me rezultatet e mundshme negative mbi shëndetin".


JAMA Psychiatry. 2019. Doi: 10.1001/jamapsychiatry.2019.2325
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31509167


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>