Focus

maj132020

Virusi Sars-CoV-2. Duhet monitoruar transmetimi seksual. Letra në "Jama"

Sars-CoV-2 është gjetur në spermën e një numri të vogël burrash me Covid-19 në Kinë. Këtë e bëjnë të ditur autorët e një letre kërkimore të botuar në "Jama Network Open", që saktësojnë se disa prej këtyre burrave tashmë ishin duke u shëruar nga sëmundja.
"E zbuluam praninë e virusit në gjashtë pacientë nga 38 të cilët na siguruan një mostër sperme. Nga këta, katër ishin në fazën akute të infeksionit dhe dy ishin duke u shëruar", thotë Weiguo Zhao (spitali i Pekinit), i cili drejtoi ekipin.

Studiuesit ekzaminuan të dhënat nga pacientët meshkuj me Covid-19 të konfirmuar nga laboratori, me moshë 15 vjeç ose më shumë, të cilët kishin rënë dakord të mblidhnin mostra të spermës nga 26 janari deri në 16 shkurt. Nga 38 pacientë të regjistruar, 23 ishin shëruar dhe 15 ishin në fazën akute të infeksionit. Burrat me pozitivitet të spermës ishin 20-50 vjeç dhe gjendeshin në një periudhë nga 6 deri në 16 ditë nga fillimi i simptomave; një pacient vuante nga sëmundja urogjenitale dhe dy kishin sëmundje koronare të zemrës. Nuk u vërejtën ndryshime domethënëse në moshën, historinë klinike, ditët nga fillimi i simptomave, shtrimin në spital ose shërimin klinik mes atyre që kishin një rezultat pozitiv ose negativ të testit të spermës.

Studiuesit theksojnë se studimi ka disa kufizime, siç është mungesa e informacionit të detajuar mbi ngarkesën virale dhe mbi përqendrimin e spermës. "Nëse verifikohet se Sars-CoV-2 mund të transmetohet seksualisht, abstinenca ose prezervativi mund të bëhen pjesë e përpjekjeve të parandalimit në të ardhmen. Do të jenë të nevojshme studime të mëtejshme për të monitoruar edhe zhvillimin e fetusit", përfundojnë autorët.


Jama Network Open 2020. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2020.8292
https://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2020.8292


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>