Focus

kor172020

Koliti nga inhibitorët e checkpoint-it mund të parandalohet me vitaminë D para trajtimit

Marrja e vitaminës D para fillimit të terapisë me inhibitorë të checkpoint-it imunitar (ICI) mund të reduktojë rrezikun për kolit të lidhur me trajtimin, sipas një studimi të botuar në "Cancer". "Bllokimi i checkpoint-it imunitar përmirëson aftësinë e sistemit imunitar për të njohur dhe sulmuar qelizat kancerogjene, por mund të shkaktojë reaksione të rënda inflamatore dhe ngjarje anësore të lidhura me imunitetin, ndër të cilat më i shpeshti është koliti, i cili mund të kufizojë terapinë", thotë Osama Rahma, nga Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston, autor i punimit.

Vitamina D mund të modifikojë sistemin imunitar dhe të mbrojë kundër sëmundjeve inflamatore të zorrëve siç është koliti ulcerativ dhe sëmundja Crohn dhe meqenëse koliti nga barnat ICI tregon ngjashmëri me sëmundjen inflamatore të zorrëve, studiuesit donin të kontrollonin nëse ky kompleks mund të ketë gjithashtu efekt në raste të tilla. Për këtë, ata analizuan të dhënat e 213 pacientëve me melanomë të fazës III ose IV, të trajtuar me ICI të aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, pranë Institutit të Kancerit "Dana Farber" në Boston midis majit 2011 dhe tetorit 2017, të cilët kishin zhvilluar ngjarje anësore të lidhura me imunitetin gjatë terapisë. Ekspertët e klasifikuan marrjen e vitaminës D në tre kategori dozash: pa përdorim, marrja e një doze deri në 1000 IU në ditë dhe marrja e një doze më të madhe se 1000 IU në ditë. Studiuesit verifikuan rezultatet në një grup konfirmimi, një grup prej 169 pacientësh me melanomë, që morën ICI në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit në periudhën dhjetor 2010-korrik 2019. Në grupin Dana Farber, mes pacientëve që nuk kishin zhvilluar kolitin, përqindja e pacientëve që kishin marrë vitaminë D para fillimit të barnave ICI ishte dukshëm më e lartë se ata me kolit dhe përdorimi i vitaminës D ishte i lidhur me një ulje prej 65% në mundësinë e zhvillimit të kolitit nga ICI.
Për grupin e konfirmimit të pacientëve të Spitalit të Përgjithshëm të Masaçusets, rezultatet ishin të ngjashme dhe marrja e vitaminës D ishte e lidhur me një ulje prej 54% në zhvillimin e kolitit. Nuk u gjetën dallime statistikisht domethënëse midis marrjes së dozave të larta ose të ulëta të vitaminës D.


Cancer 22 June 2020 https://doi.org/10.1002/cncr.32966


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>