Focus

sht212020

Coronavirusi. Roli i bareve dhe restoranteve në përhapjen e tij. Studimi

Sipas një studimi të botuar në "Morbidity and Mortality Weekly Report", restorantet mund të luajnë rol kryesor në përhapjen e Covid-19. "Maskat nuk mund të mbahen në mënyrë efektive gjatë ushqyerjes, ndërsa blerjet dhe aktivitete të tjera në ambiente të brendshme nuk e përjashtojnë përdorimin e tyre", shpjegon Kiva Fisher (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta), autore kryesore e studimit.

Studiuesit krahasuan 154 të rritur që kishin simptoma të Covid-19 dhe rezultuan pozitivë për sëmundjen, me 160 të rritur që kishin simptoma të ngjashme, por që rezultuan negativë. Ekspertët i pyetën pjesëmarrësit nëse kishin mbajtur maskë dhe a kishin jetuar në komunitet, duke specifikuar disa shembuj. Të dyja grupet raportuan ekspozime të ngjashme ndaj Covid-19, megjithëse kishte disa ndryshime kryesore. Nga ata që kanë rezultuar pozitivë, 42% raportuan se kishin patur kontakt të ngushtë me dikë që kishte infeksion Sars-CoV-2, ndërsa vetëm 14% e atyre që u testuan negativë, folën për një kontakt të tillë. Në detaje, 51% e kontakteve të ngushta ishin anëtarë të familjes. Autorët shohin me interes faktin se ata që rezultuan pozitivë, kishin 2.4 herë më shumë gjasa të kishin ngrënë darkë në një restorant, dy javë para se të sëmureshin. Por jo vetëm kaq.
Në fakt, pjesëmarrësit që kohët e fundit nuk kishin rënë në kontakt me dikë që kishte Covid-19, kishin gati tre herë më shumë gjasa të kishin darkuar në një restorant. Gjithashtu, në këtë nëngrup, ata që rezultuan pozitivë, kishin gati katër herë më shumë gjasa të kishin shkuar në një bar apo kafene. Nga njerëzit që rezultuan pozitivë, 71% thanë se përdornin gjithmonë maskë cope për fytyrë ose lloje të tjera maskash në vende publike gjatë dy javëve para fillimit të sëmundjes, ndërsa midis atyre që rezultuan negativë, 74% thanë se përdornin gjithmonë një maskë për fytyrën.
"Zbatimi i praktikave të sigurta për të ulur ekspozimin ndaj SARS-CoV-2 gjatë ngrënies dhe pirjes në një vend publik, duhet marrë në konsideratë për të mbrojtur klientët, punonjësit e komunitetet dhe për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19", përfundojnë autorët.

 

MMWR 2020. Doi: 10.15585/mmwr.mm6936a5
http://dx.doi.org/10.15585/mmwr.mm6936a5


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>