nën62020
Kohëzgjatja e imunitetit ndaj Covid-19 mund të jetë shumë e shkurtër
Një studim (pa vlerësimin e kolegëve) i botuar së fundmi në "MedRxiv", ka treguar se përgjigjja e antitrupave ndaj Sars-CoV-2 bie me kalimin e kohës. "Analiza e testeve të shpejta me shpim të gishtit, të kryera në shtëpi nga mbi 365,000 njerëz në Angli, në periudhën 20 qershor-28 shtator zbuloi se numri i njerëzve që dolën pozitivë me këtë test, ra me 26.5% gjatë periudhës së studimit", shpjegon Paul Elliott, nga Kolegji Mbretëror në Londër, i cili drejtoi grupin e punës.
Trendi në rënie është parë në të gjitha zonat e vendit dhe në çdo grupmoshë, por jo te punonjësit e kujdesit shëndetësor, gjë që mund të tregojë ekspozimin e përsëritur ose më të lartë ndaj virusit. "Nuk është e qartë se çfarë niveli të imunitetit sigurojnë antitrupat ose sa zgjat ky imunitet. Nëse dikush rezulton pozitiv për antitrupa, ai duhet të ndjekë udhëzimet kombëtare (përfshirë masat e distancimit social), t'i nënshtrohet një testi me tampon nëse ka simptoma dhe të mbajë mbrojtëse të fytyrës kur kërkohet", vazhdon Elliott.
Testet, të njohura si teste të rrjedhës anësore, nuk matin sasinë e antitrupave në trup, por zbulojnë antitrupat që gjenden mbi një përqendrim të caktuar. Atu iu janë dërguar vullnetarëve të rritur të zgjedhur në mënyrë rastësore. Nga personat e testuar, 17,576 rezultuan pozitivë, në 30% të rasteve pa simptoma. Pasi mori parasysh saktësinë e testit, studimi zbuloi se prevalenca e antitrupave u ul nga 6.0% në 4.8% dhe më pas në 4.4%, gjatë hetimit tre-mujor. Kjo u pa në të gjitha moshat, por rënia më e vogël u vu re në grupmoshën më të re, në atë 18 deri në 24 vjeç, e cila shkoi nga 7.9% në 6.7% (një rënie prej 14.9%), ndërsa rënia më e madhe u gjet në grupmoshën më të madhe, të moshës 75 vjeç e lart, me një rënie nga 3.3% në 2.0% (rënie 39%).
Njerëzit që banonin në qytetin e Londrës kishin prevalencën më të lartë të antitrupave në cikle të ndryshme. Rënia e pozitivitetit më të madh, megjithatë, ndodhi te njerëzit që nuk raportuan një histori të Covid-19, me një ulje gati dy të tretat (rënie 64.0%) midis muajit të parë dhe atij të tretë, krahasuar me një rënie prej 22.3% te njerëzit që kishin infeksion të konfirmuar.
MedRxiv 2020. Doi: 10.1101/2020.10.26.20219725
https://doi.org/10.1101/2020.10.26.20219725