Focus

shk22022

Covid-19 mund të shfaqë probleme dermatologjike. Një studim shpjegon se cilat

Sipas një rishikimi të literaturës, botuar në Journal of Cosmetic Dermatology, njerëzit që infektohen me COVID-19 mund të kenë gjithashtu probleme me thonjtë dhe flokët. Literatura tregon se manifestimet e COVID-19 mund të përfshijnë ndryshime në sistemet pulmonare, kardiovaskulare, gastrointestinale dhe neurologjike. Përveç kësaj, janë dokumentuar manifestime hematologjike dhe dermatologjike. "Puna jonë është fokusuar në gjetjen e manifestimeve dermatologjike të COVID-19 të paraqitura në literaturën e botuar dhe që përfshijnë flokët dhe thonjtë", shpjegon Antonella Tammaro, nga Universiteti Sapienza i Romës, autorja kryesore e studimit.

Studiuesit identifikuan 35 studime mbi këtë temë dhe vunë re se gjithsej 1,136 pacientë shfaqën rënie të flokëve, nga e cila nuk kishin vuajtur para COVID-19. Në veçanti, 958 pacientë përjetuan telogjen efluvium, me një raport mes femrave dhe meshkujve, të barabartë me 3.86:1, dy paciente femra pësuan anagjen efluvium dhe 176 njerëz vuajtën nga alopecia areata (raporti femër/mashkull i barabartë me 19:3). Sa iu përket ndryshimeve të thonjve, këto janë raportuar nga 10 pacientë, gjashtë gra dhe katër burra, pas infeksionit SARS-CoV-2.

Studiuesit supozuan se këto probleme mund t'iu atribuohen proceseve inflamatore, ose përfshirjes vaskulare që karakterizon sëmundjen e shkaktuar nga coronavirusi i ri, ose faktorëve hormonalë apo trajtimeve të përdorura për sëmundjen, siç janë barnat antikoagulante. Përveç këtyre motivimeve, thjesht fizike, ekspertët mendojnë se një rol të rëndësishëm mund të luajë edhe stresi për shkak të sëmundjes.

"Sipas asaj që kemi mundur të shohim, COVID-19 mund të lidhet me problemet me flokët dhe thonjtë", thonë autorët. "Dëshmitë që lidhen me këto manifestime mund të shfrytëzohen për të kuptuar më mirë implikimet klinike dhe patofiziologjinë e kësaj sëmundjeje", përfundojnë ata.


Journal of Cosmetic Dermatology 2021. Doi: 10.1111/jocd.14774
https://doi.org/10.1111/jocd.14774


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>