Focus

maj172022

Mbi gjysma e popullsisë së botës vuan nga dhimbja e kokës

Një studim i publikuar në Journal of Headache and Pain tregon se një pjesë e madhe e popullsisë së botës ka vuajtur nga cefalea apo migrena një ose më shumë herë në vit.

"Që në vitin 2016, studimi Global Burden of Disease (GBD) i publikuar në The Lancet e veçonte dhimbjen e kokës si një nga shkaqet kryesore të paaftësisë globale në të gjitha vendet dhe rajonet e botës. Megjithatë, studimet e prevalencës mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme përsa u përket metodave dhe rasteve, të cilat mund të ndikojnë në vlerësimin e normave globale", thotë nënshkruesi i parë i artikullit Lars Jacob Stovner (Universiteti i Shkencës dhe i Teknologjisë, Norvegji), i cili së bashku me kolegët kryen një kërkim bibliografik përmes PubMed me fjalët kyçe "epidemiologjia e dhimbjes së kokës" dhe "epidemiologjia e migrenës", duke shqyrtuar përkatësisht mbi 18,000 dhe 6,000 artikuj.

Autorët krijuan një bazë të dhënash më të madhe se ajo e përdorur në studimet GBD mbi cefalenë, duke vlerësuar, bazuar në 357 botimet e shqyrtuara, se të paktën një herë në një vit të caktuar, 52% e popullsisë botërore ka pasur një dhimbje koke ose migrenë në 14% të rasteve. Cefalea ka qenë muskulo-tensive në 26% të subjekteve dhe zgjati 15 ose më shumë ditë në muaj te 4.6% e subjekteve. Të gjitha llojet e cefalesë ishin më të zakonshme te femrat sesa te meshkujt, veçanërisht migrena (17% dhe 8.6%, respektivisht) dhe dhimbje koke të vazhdueshme për më shumë se dy javë (6% te femrat dhe 2,9% te meshkujt).

"Kemi zbuluar se prevalenca e dhimbjeve të kokës jo vetëm që mbetet e lartë në mbarë botën, por shkakton paaftësi te shumica e njerëzve që vuajnë prej saj. Për këtë është e nevojshme të shtohen përpjekjet parandaluese dhe terapeutike. Por, për të matur efektivitetin e saj, ne duhet të jemi në gjendje të monitorojmë prevalencën e dhimbjeve të kokës në vende të ndryshme", shkruajnë autorët. Dhe Stovneri përfundon: "Meqenëse studimi ynë propozon një metodë të dobishme për vlerësimin e normave botërore të cefalesë dhe migrenës në botë, kërkimet e ardhshme mund t'i përdorin këto rezultate për të matur suksesin e strategjive të parandalimit dhe trajtimit me kalimin e kohës."


Journal of Headache and Pain 2022. Doi: 10.1186/s10194-022-01402-2


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>