Focus

tet42022

Stërvitja me pesha ul edhe më shumë rrezikun e vdekjes kur kombinohet me aerobi

Të ushtruarit rregullisht me pesha lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak, me përjashtim të vetëm të kancerit, sipas një studimi të botuar në British Journal of Sports Medicine.

Udhëzimet aktuale për aktivitetin fizik për të rriturit rekomandojnë të paktën 150 minuta në javë aktivitet aerobik me intensitet të moderuar, ose një minimum prej 75 minutash aktivitet aerobik me intensitet të fuqishëm, ose një kombinim të barabartë të të dyjave (MVPA, nga mesatarja në të fuqishme).

"Rekomandohet gjithashtu që të gjithë të rriturit të ushtrojnë në të gjitha grupet kryesore të muskujve. Megjithatë, ndërsa ushtrimet aerobike tani shoqërohen me një rrezik më të ulët të vdekjes, është e paqartë nëse trajnimi me pesha mund të ketë efekte të ngjashme", shpjegon autorja kryesore e studimit Jessica Gorzelitz nga Instituti Kombëtar i Kancerit, Rockville në SHBA.

Për të sqaruar situatën, studiuesit vlerësuan individualisht dhe së bashku ndikimin e mundshëm të stërvitjes me pesha dhe aktiviteteve aerobike për uljen e rrezikut të vdekjes te të moshuarit.

Studiuesit pyetën 104,002 individë nëse ishin stërvitur me pesha vitin e kaluar dhe, nëse po, sa shpesh ishin stërvitur. Katër grupe aktivitetesh u krijuan gjithashtu bazuar në minutat totale javore të MVPA-së. Në analizën përfundimtare u përfshinë përgjigjet e 99,713 personave, nga të cilët 28,477 vdiqën në një mesatare prej nëntë vitesh e gjysmë monitorimi. Gati një në katër të anketuar (23%) raportuan se kryenin disa aktivitete me ngritje peshave dhe 16% thanë se stërviteshin rregullisht me pesha një deri në gjashtë herë në javë.

Pothuajse një e treta (32%) ishin mjaftueshëm aktivë në aerobi, duke përmbushur (24%) ose duke tejkaluar (8%) udhëzimet MVPA. Analiza e të dhënave tregoi se stërvitja me pesha dhe MVPA-ja aerobike ishin të lidhura në mënyrë të pavarur me një rrezik më të ulët për vdekjen nga çdo shkak, si dhe nga sëmundjet kardiovaskulare, por jo nga kanceri.

Në përgjithësi, trajnimi me pesha në mungesë të MVPA-së u shoqërua me një rrezik 9-22% më të ulët të vdekjes. Për më tepër, në mesin e atyre që nuk ushtroheshin me pesha, MVPA-ja aerobike u shoqërua me një rrezik 24-34% më të ulët për vdekjen nga çdo shkak, krahasuar me ata që nuk raportuan që kryenin as MVPA dhe as ushtrime me pesha. Rreziku më i ulët i vdekjes u gjet tek ata që raportuan se i bënin të dyja llojet e aktivitetit fizik, duke rezultuar në një ulje të rrezikut të vdekjes me 41-47%.

 

British Journal of Sports Medicine 2022. Doi: 10.1136/bjsports-2021-105315
http://doi.org/10.1136/bjsports-2021-105315


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>