Focus

pri272023

Nervi shiatik. Kirurgjia nuk është efektive në terma afatgjatë, por ofron përfitime në afat të shkurtër

Për pacientët që vuajnë nga nervi shiatik ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë më efektive se trajtimet e tjera për lehtësimin e dhimbjeve dhe paaftësisë në këmbë, edhe pse këto përfitime zgjasin vetëm për 12 muaj, sipas një studimi të botuar në "British Medical Journal".

"Edhe pse, ndërhyrja kirurgjikale përdoret gjerësisht për trajtimin e nervit shiatik, provat për efektivitetin e saj janë ende të paqarta. Për këtë arsye ne vendosëm të studiojmë efikasitetin dhe sigurinë e saj në krahasim me trajtimet jokirurgjikale", shpjegon Chang Liu nga Universiteti i Sidneit në Australi, autori kryesor i studimit.

Studiuesit analizuan të dhënat e 24 studimeve të kontrolluar me përzgjdhje rastësore që krahasonin çdo trajtim kirurgjikal me trajtimet jokirurgjikale, të tilla si injeksionet steroide epidurale, administrimin e placebos, ose kirurgji të rreme te njerëzit me dhimbje të nervit shiatik të shkaktuar nga hernia diskale.

Koha e ndjekjes së studimit u ndanë në: e menjëhershme (gjashtë javë ose më pak), afatshkurtër (midis gjashtë javësh dhe tre muajve), afatmesme (midis tre dhe 12 muajve) dhe afatgjatë (12 muaj). Provat me siguri shumë të ulët ose të ulët treguan se diskektomia, krahasuar me trajtimin jokirurgjikal, reduktoi dhimbjet e këmbës.

Madhësia e efektit ishte e moderuar në afat të shkurtër (mesatarisht rreth 12 pikë më pak në shkallën e dhimbjes), e vogël në afat të mesëm (6.5 pikë më pak) dhe e papërfillshme në afat të gjatë (2.3 pikë më pak). Për aftësinë e kufizuar, u gjetën efekte të vogla, të papërfillshme ose aspak. Një efekt i ngjashëm në dhimbjen e këmbës u gjet kur krahasohej diskektomia me injeksione steroide epidurale.

Për aftësinë e kufizuar, u gjet një efekt i moderuar afatshkurtër, por nuk u vërejtën efekte afatmesme dhe afatgjata. Rreziku për ndonjë ngjarje të padëshiruar ishte i ngjashëm midis diskektomisë dhe trajtimeve jokirurgjikale.

Autorët arritën në përfundimin se ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë vetëm një opsion i dobishëm për njerëzit që besojnë se lehtësimi i shpejtë tejkalon kostot dhe rreziqet e mundshme që lidhen me operacionin.

Në një editorial të lidhur, Annina Schmid nga Universiteti i Oksfordit dhe ekipi i saj, theksojnë se ky studim nxjerr në pah një nga pengesat kryesore për përmirësimin e rezultateve në këtë fushë klinike, domethënë heterogjenitetin e dhimbjes së shaktuar nga nervi shiatik dhe faktin që masat klinike rutinë nuk mund të parashikojnë një rezultat në mënyrë të vazhdueshme.

 

British Medical Journal 2023. Doi: 10.1136/bmj-2022-070730
http://doi.org/10.1136/bmj-2022-070730


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>