kor312023
Temperaturat ekstreme dhe ndotja e mjedisit dyfishojnë rrezikun e vdekjes nga infarkti
Gati 3% e të gjitha vdekjeve të shkaktuara nga infarkti i miokardit gjatë një periudhe pesëvjeçare në provincën Jiangsu në Kinë, mund t'i atribuohen ekspozimit ndaj temperaturave ekstreme dhe cilësisë së dobët të ajrit, sipas një studimi të botuar në "Circulation".
"Temperaturat ekstreme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive dhe efektet e tyre negative në shëndet janë po kthehen në një shqetësim i cili po rritet çdo ditë e më shumë. Një problem tjetër është prania e grimcave të imta në ajër, të cilat mund të ndërveprojnë në mënyrë sinergjike me temperaturat ekstreme dhe të ndikojnë negativisht në shëndetin kardiovaskular. Megjithatë, ende nuk dihet nëse bashkë-ekspozimi ndaj këtij elementi mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga infarkti", thotë autori kryesor i studimit Yuewei Liu nga Universiteti Sun Yat-sen në Guangzhou, Kinë.
Për t'u thelluar më tej në këtë çështje, studiuesit analizuan datën relative të 202,678 vdekjeve të shkaktuara nga infarkti i miokardit gjatë periudhës 2015-2020 dhe vlerësuan lidhjen midis periudhave të të nxehtit ekstrem dhe të ftohtit ekstrem, grimcave të imëta (PM2.5) dhe vdekjes nga infarkti. Pjesa më e madhe e provincës Jiangsu ka një klimë të lagësht subtropikale me katër stinë të dallueshme, ndërsa në disa rajone më veriore klima bëhet kontinentale e lagësht. Ekspertët përcaktuan një valë të nxehti si një temperaturë ditore të barabartë ose mbi përqindjen e 95-të për të paktën tre ditë rresht, dhe një valë të ftohti si një temperaturë ditore nën ose të barabartë me përqindjen e 5-të për të paktën tre ditë rresht.
Analiza e kryer vlerësoi se deri në 2.8% të vdekjeve të shkaktuara nga infarkti i miokardit nga viti 2015 deri në vitin 2020 i atribuoheshin ekspozimit ndaj temperaturave ekstreme dhe niveleve të PM2.5 të cilat ishin mbi udhëzimet e cilësisë së ajrit të OBSH-së (37.5 g/m3). Pas përshtatjes për ekspozimin ndaj temperaturave ekstreme, rreziku i infarktit u rrit në mënyrë monotone me rritjen e ekspozimit ndaj PM2.5 dhe u zbut pas një pikë thyerjeje të vlerësuar prej 39.5 g/m3.
"Ne kemi vënë re një efekt sinergjik midis ekspozimit ndaj valëve të të nxehtit dhe PM2.5 dhe një rritje të probabilitetit të vdekjes nga infarkti i miokardit; megjithatë, nuk kemi vënë re asnjë efekt ndërveprues midis ekspozimit ndaj të ftohtit dhe PM2.5 dhe mundësive të vdekjes për shkak të infarktit", përfundon autori.
Circulation 2023. Doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.122.063504
https://doi.org/10.1161/CIRCULATIONAHA.122.063504