Gjinekologji

qer162014

Nënave të ardhshme u duhet më shumë jod

Gratë shtatzëna dhe ato që janë në laktacion duhet të marrin më shumë jod me djetën e tyre ushqimore duke shtuar suplemente specifikë.
Ky është qëndrimi që mban American Academy of Pediatrics sipas rekomandimeve të propozuara nga American Thyroid Association mbi përdorimin e suplementeve jodik nga gratë shtatzëna dhe në laktacion. Siç mund të kuptojmë nga artikulli i publikuar në revistën Pediatrics, një djetë e privuar nga jodi mund të ndikojë në zhvillimin cerebral të fëmijëve dhe rrit ndjeshmërinë ndaj disa agjentëve ndotës të atmosferës si nitratet, tiocianuret dhe perkloratët. " Por pavarësisht këtyre informacioneve, shumë gra në moshën e riprodhimit kanë ulje së sasisë së jodit në organizëm dhe vetëm 15% e tyre përdorin suplemente me bazë jodi", shprehet Walter J. Rogan, i National Institute of Environmental Health Sciences, Research Triangle Park, në North Carolina dhe autor i artikullit. "Është e rëndësishme të kujtojmë se jodi është i pazëvendësueshëm për prodhimin e hormoneve të tiroides dhe se hipotiroidizmi i pa trajtuar në neonatët influencon negativisht në zhvillimin konjitiv dhe se shpesh shkakton dëme cerebrale të rënda dhe të përhershme", sqaron studiuesi. Parandalimi i këtyre problemeve është i mundur nëse mjekët dhe operatorët e shëndetësisë tregohen të kujdesshëm në informimin e nënave të ardhshme mbi rreziqet që sjell dieta ushqimore që përmban pak jod. Duhet gjithashtu të sensibilizohet akoma më shumë popullata për rreziqet e ekspozimit ndaj nitrateve (që shpesh gjenden në ujë) dhe ndaj tiocianateve (që gjenden në tymin e duhanit).

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>