mar72015
Tek Gratë mbi 50 vjec ushtrimet e lehta fizike mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut
Në krahasim me bashkëmoshataret e tyre sedenatere, gratë mbi moshën 50 vjec që kryejnë ushtrime fizike të lehta të paktën disa ditë në javë kanë mundësi më të pakta që të preken nga sëmundje të ndryshme si patologjitë cerebrovaskulare si iktusi, tromboembolizmi venoz ose sëmundje koronare kur të arrijnë moshën 60 ose 70 vjec. Kjo vjen si rrezultat i një studimi të sapopublikuar tek (Circulation) me autore kryesore Miranda Armstrong e Universitetit të Oxfordit i zvhilluar me një pjesmarrje me 1.2 milion gra me moshë të mesme të cilat banonin në Britaninë e Madhe. " Studimi nuk është projektuar për të vdendosur se kush janë nivelet më optimale për ushtrimet, por ka treguar se aktiviteti fizik i lehtë si përshembull të hecësh ose të bësh punë shtëpiake ose kopshtari 4 - 6 herë në javë bashkangjitet me uljen me gati 17% ose 25% të rrezikut kardiovaskular në krahasim me ata që janë inaktiv gjatë vëzhgimit për një periudhë 9 vjecare-, shpjegon kërkuesja, duke theksuar se duke u anagazhuar dy ose tre herë në javë në ushtrime më të lodhshme si çiklizmi ose aktivitete të tjera që shkaktojnë djersitje e cila shton frekuencën kardiake, bashkangjitet me uljen gati 17% - 19% të sëmundjeve kardiovaskulare, ndryshe nga aktivitetet më pak të lodhshme. " Në momentin që disa prej grave mbi 50 vjec nuk arrijnë dot nivelin e aktiviteteve fizike të këshilluara, mjekët e tyre duhet të inkurajojnë ato gra më sedentare të impenjohen me të paktën disa ushtrime të thjeshta të cilat do të sillnin vantazhe për shëndetin e tyre kardiak dhe vaskular-, shton më tej Armstrong, duke ritheksuar se aktivitete të tilla nuk duhen zhvilluar domosdoshmërisht në palestër, por edhe në një ecje të thjeshtë ose me angazhime të përditshme. Rachel Huxley e Universitetit të Queensland në Brisbane të Australisë, komenton në një artikull: " Kemi besimin se këto rrezultate mund ti japin sadopak shtysë 30% prej të rriturve në të gjithë botën, të cilët luftojne për të arritur nivelet e rekomanduara të aktivitetit fizik - .
Circulation 2015
Circulation 2015