Gjinekologji

mar112015

Jodi, alarm nga Shoqata Amerikane e tiroideve mbi përdorimin e tepërt

Komiteti i shëndetit publik i Shoqatës Amerikane të Tiroideve (American thyroid association) (ATA) ka publikuar tek (Thyroid) një dokument mbi rrezikun e ekspozimit të tepërt ndaj jodit. Ajo që e vërteton e para është Angela Leung e shkollës së mjekësisë (Ucla David Geffen) në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, e cila sëbashku me kolegët e saj paralajmëron kundër përdorimit me tepricë të jodit, duke këshilluar gjithsesi suplementimin jo vetëm midis grave që planifikojnë shtatzani të ardhshme, por edhe midis grave shtatzëna dhe neonënat në periudhën e ushqimit të foshnjes. " Në këto raste Shoqeria Amerikane e Tiroideve (ATA) sugjeron që të integrohet dieta me një përgatitje multivitaminash e cila përmban  150 mikrogramë iuduri të potasit-, fillon të shpjegojë kërkuesja duke nënvizuar se marrja e mbi 1.100 mikrogramë ioduresh në ditë mund të shkaktojë mosfunksionim tiroidesh. " Doza diore e këshilluar  në USA për marrjen e iodurit janë 150 mikrogramë për të rriturit, 220-250 mikrogramë për gratë shtatzëna dhe 250-290 mikrogramë tek gratë të cilat ushqejnë foshnjet me gji-, vazhdon autorja dhe paralajmëron se: " disa integrues si  ata me bazë pluhuri algash, mund të përmbajnë sasi iudori qindra herë më të larta se doza ditore e rekomanduar. Për këtë arsye i ftojmë personat të mos konsumojnë këto lloj produktesh të këtij lloji të cilët përmbajnë sasi të larta ioduri që i tejkalojnë 500 mikrogramët në ditë. Përdorimi për një kohë të shkurtër të sasive të larta të iodit është treguar në një numër të kufizuar gjëndjesh patologjike, siç përshëmbull ndodh tek pacinetët e trajtuar me solucion Lugol-i në masën 5%. Terapia e përshkruar në 2-3 javët para një ndërhyrjeje tiroidektomike redukton vëllimin dhe vaskularitetin e tiroides dhe ul rreziqet e hipertiroidizmit post-operacion. " Duke marrë parasysh rritjen e popullaritetit të integruesve, dokumenti (ATA) propozon për të paralajmëruar mjekë dhe pacientë por edhe personat e shëndetshëm, mbi tepricat e iodit edhe sepse efektet e mundshme të disfuzionit tiroidik të shkaktuar nga iodi, i cili mund të jetë vecanërisht i dëmshëm në shtatzani, gjatë ushqimit me gji të foshnjes dhe tek të moshuarit, nuk janë të ditura nga të gjithë-, përfundon Leung.

Thyroid 2015, 25(2): 145-146


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>