mar212015
Kontrolli i tiroideve, përfitime për shëndetin riprodhues tek femrat
Sëmundjet e tiroideve mund të influencojnë negativisht tek shëndeti riprodhues i femrës dhe në prani të patologjive tiroidike, kontrolli i femrave për shqetësime të fertilitetit dhe aborte të parakohëshme duhet të merret në konsideratë. Kjo është ajo cfarë sugjeron një rishikim i publikuar tek revista "The Obstetrician & Gynaecologist" i drejtuar nga Ephia Yasmin e qëndrës Bristol për mjekësinë riprodhuese në spitalin e "Southmead" në Mbretërinë e Bashkuar. " Hormonet tiroidike kontrolojnë metabolizmin duke prodhuar triiodotironin dhe tiroxin, hormone që kanë një rrol të rëndësishëm në rritjen dhe në zhvillim, në veçanti atë cerebral-, thonë kërkuesit duke shpjeguar se ndryshimet në funksionin tiroidik mund të influencojnë edhe në funksionet riprodhuese përpara, gjat dhe mbas ngjizjes. Sipas autorëve nje hipertiroidizëm është i pranishëm tek gati 2.3% e femrave me shqetësime të fertilitetit në krahasim me 1.5% të popullatës së përgjithshme të femrave. Hipertiroidizmi prek gati 0.5% të femrave në moshë riprodhuese. " Tek femrat hipertiroidizmi foshnjor dhe adoleshencial komporton një vonesë në pubertet dhe në moshë madhore shqetësime mestruale dhe në disa raste, mungesën e ovulacionit-, konfimron Yasmin duke theksuar se pavarësisht se sëmundjet tiroidike janë prej kohësh të bashkangjitura me shqetësime të fertilitetit, udhëzimet britanike nuk e rekomandojnë shqetësimet e funksioneve tiroidike tek femrat asintomatike me problem ngjizjeje, por edhe të aborteve spontan, lindje të parakohshme, pre-eklampsi, rritje të vonuar, insufiçencë kardiake dhe lindjen e foshnjeve të vdekura. "Me kontrollet e vazhdueshme dhe me mjekimet e nevojshme te disfunksioneve tiroidike, rreziqet e lidhura me fertilitetin dhe shtatzaninë mund të reduktohen ndjeshëm-, vazhdon Yasmin. " Jo vetëm që sëmundjet tiroidike janë të zakonshme në mjeksinë riprodhuese, por janë më të zaknshmet tek femrat pjellore dhe ky document vë në dukje metodat në të cilat shqetëasimet tiroidike mund të infulencojnë fertilitetin dhe shtatzaninë, duke vënë në dukje vantazhet e diagnozave paraprake-, shton më tej Jason Ëaugh drejtori dhe ppërgjegjësi I revistës.
The Obstetrician & Gynaecologist Volume 17, Issue 1, pages 39-45, January 2015