mar212015
Barna kundradhimbjes opioide: shumë rreceta tek gratë shtatzëna
Shumë femrave në Shtet e Bashkuara në moshë pjellore i përshkruhen shume barna kundra dhimbjes opioide farmaceutike të fuqishëm që mund te shtojnë rrezikun e difekteve te fetusi në lindje. Kjo vjen si rrezultat i një zbulimi të bërë tek revista e "Centers for disease control and prevention (Cdc) Morbidity and mortality". Kërkuesit kanë analizuar përshkrimet e farmaceutikëve kundra dhimbjes opioide të dhëna nga viti 2008 deri në vitin 2012 tek femrat midis moshave 15 dhe 44 vjec. Duke zbuluar se gati një e katërta e pjesmarseve te përzgjedhura e mbuluar nga sigurimet shëndetësore private dhe gati 40% e femrave të asistuara nga "Medicaid" kanë marrë të paktën një përshkrim recete kundradhimbjes së familjes së opioideve. " Shumë femra në moshë produktive që konsumojnë të tillë produkte mund të mos jenë ende në dijeni që janë shtatzëna duke i ekspozuar në këtë mënyrë kundër opioideve fëmijët e tyre-, thotë Tom Frieden drejtori i Cdc dhe shton më tej duke thënë :" Ja pse ëhstë thelbësore për personelin sanitar të bëjnë një analizë të thelluar përpara se të përshkruajnë receta kundër dhimbjes tek femrat pjellore, ose të trajtime të tjera po aq efikase. Të dhënat e mbledhura nga studimet tregojnë se treguesit e përshkrimeve të ilaceve kundërdhimbjes opioide është shumë më i lartë në USA ku 31.5% e femrave në moshë pjellore ka marrë të paktën një recetë të tillë. " Të konsumosh opioide në javët e para të shtatzanisë mund të rrisë tek fetusi rreziqet e difekteve të zhvillimit si ai cerebral, të zemrës, dhe të shtyllës kurrizore-, vazhdon Frieden duke shpjeguar se fëmijët e ekspozuar në periudhën prenatale mund të rrezikojnë edhe simptoma abstinence pas lindjes përfundon kërkuesi.
Morbidity and Mortality Weekly Report, 2015; 64(2)