Gjinekologji

pri202015

Kanceri i qafës së mitrës: bevacizumab zgjat jetën pa reduktuar cilësinë e saj

Përmirësimet e mbijetesës globale dhe pa përkeqësime, bashkë më implementimin e bevacizumab në trajtimin e kancerit të përparuar të qafës së mitrës nuk i bashkangjitet asnjë përkeqësimi të cilësisë së jetës e cila mbetet e pranueshme tek të gjitha pacinetet. Këto janë rrezultatet e një studimi të publikuar tek  "The Lancet Oncology del (Gog 240) protokolli 240 i (Gynecologic oncology group) ". Vitin e kaluar (FDA) ka miratuar përdorimin e produktit bevacizumab, Avastin e Genentech, në kombinim me paclitaxel plus cispaltin ose topotecan tek pacinetet me kancer të qafës së mitrës në fazë të përparuar. Nga të dhënat e mëparshme të (GOG) ka rrezultuar se tek 240 pacientet të cilat ishin caktuar që të merrnin bevacizumab si dhe ti nënshtroheshin edhe kimioterapisë u vu re një mbijetesë më e gjatë se sa bashkëmoshataret e tyre të cilat kanë  bërë vetëm kimioterapi. Përkatësisht rrezultatet janë: 17 muaj kundër 13.3 muaj. Duke u nisur nga këto të dhëna Richard Penson, onkolog i (Massachusetts general hospital) ka analizuar efektet e bevacizumab mbi cilësinë e jetës se 452 grave në katër lloje të ndryshme trajtimesh, përkatësisht: cisplatin dhe paclitaxel, topotecan dhe paclitaxel; bevacizumab plus paclitaxel me cisplatin ose topotecan. Të gjitha pjesmarrëset kanë ndjekur terapinë deri në përkeqësimin e sëmundjes ose shfaqjes së një sasie helmimi të papranueshme. Cilësia e jetës është matur para fillimit të trajtimit dhe më pas çdo 1, 2, 5, 6 dhe 9 muaj, duke përfunduar kështu vlerësimin në një shkallë të neurotoksicitetit dhe të dhimbjes. Në përfundim të studimit pacientet të cilat po trajtoheshin me bevacizumab, cisplatin dhe paclitaxel kishin një cilësi jetese të ngjashme me bashkëmoshataret e tyre të cilat ishin trajtuar vetëm me cisplatin dhe paclitaxel, një neurotoksicologji shumë më të ulët dhe asnjë ndryshim për sa i përket dhimbjeve. "Përmirësimi në mbijetesën për efekt të bevacizumab nuk arrihet me një përkeqësim domethënës të cilësisë së jetës -, përfundojnë autorët. Në një artikull komentues David Cella i Universitetit "Northwestern" në Çikago thotë : "Rezultatet interesante të (GOG 240 ) duhet të konfirmohen më tej nga studime me raste më të shumta dhe që përqëndrohen më shumë te raporti kosto-përfitim para se bevacizumab të shndërrohet në njërin nga produktet kryesore në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës -, përfundon Cella.

Lancet Oncol. 2015;16(3):301-11
Lancet Oncol. 2015;16(3):241-3


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>