Gjinekologji

gus42015

Diabeti në shtatzëni: rrezik për autizëm tek foshnja

Diabeti melit në shtatzëni lidhet me një rritje të rrezikut për shqetësime të spektrit autik tek fëmijët të cilët jane ekspozuar ndaj patologjisë në periudhës intrauterine të jetesës. Kjo shkruhet edhe tek faqet e revistës "JAMA" ku Anny Çiang i "Kaiser permanente Southern California" (Kpsc) ka analizuar bashkë me kolegët e tij përhapjen e shqetësimeve të spektrit autik tek gati 322.000 fëmijë të lindur midis periudhës 1995-2009 në spitalet (KPCS) një nga furnitorët kryesorë të asistencës shëndetësore në Kaliforni. "Studime të mëprshme tregojnë reziqe të ndryshme për shëndetin e fëmijës të cilët kanë lindur nga nëna të cilat kanë kaluar diabetin gjatë shtatzënisë, si për shembul makrosomia fetale dhe ipoglicemia neonatale-, konfirmon kërkuesja e cila më pas rikutjon të dhënat e "Centers for disease control and prevention" sipas të cilave 9.2% e nënave në SHBA vuan nga diabeti në shtatzëni, një gjëndje kjo në të cilën toleranca ndaj glukozës tek femra bëhet e patolerueshme. "Fetusi i ekspozuar ndaj hiperglicemisë, e cila shkaktohet nga diabeti gjatë shtatzanisë si edhe nga diabeti para ekzistues, mund të rrisë tek fëmija rrezikun për obezitet dhe shqetësime metabolike-, vazhdon më tej Çiang, i cili ka vëzhguar pjesmarrësit që nga lindja e shqetësimit të spektrit autik, deri tek vdekja për çfarëdo loj shkaku ose deri në 31 dhjetor. "Nga analizat ka dalë se 7.8 % e fëmijëve të përfshirë në studim janë ekspozuar ndaj diabetit të shtatzënisë, 2% ndja diabetit para-ekzistues dhe 90.2% nuk është ekspozuar ndaj nivele të glukozës ematike tepër të lartë-, thonë autorët, të cilët arritën në përfundimin se diagnoza e diabetit të shtatzënisë, duke u nisur nga java e 26 lidhet me një rrezik domethënës për fëmijët që të zhvillojnë shqetësime të spektrit autik. Faktorë të ndryshëm që mund të vendosin këtë lidhje janë: stres oksidativ në gjakun e placentës, iposinë fetale, ndryshime në gene dhe inflamacion kronik, por pavarësisht se cili është mekanizmi në bazë të lidhjes, skaneri për diabetin gjatë shtatzënisë në fazat e para të shtatzënisë mund të ndihmojë për të reduktuar rrezikun e shqetësimeve te spektrit autik tek fëmija-, përfundon autori.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>