nën102015
Disforia post-koitale: shumë gra e provojnë të paktën një herë në jetë
Sipas një studimi të publikuar në revistën "Sexual Medicine", thuajse gjysma e grave të intervistuara pohon se ka eksperimentuar në një fazë të jetës një ndjenjë melankolie pas një raporti seksual konsensual. "Pjesa më e madhe e kërkimeve mbi funksionin seksual femëror përqendrohet në eksitimin, orgazmën dhe dhimbjen para ose gjatë raportit seksual, ndërsa pak dihet rreth komponentit emotiv pas seksit", pohon autori i parë Robert Schweitzer, nga "School of Psychology and Counselling" në Kuinsland (Australi), duke shpjeguar se e ashtuquajtura disfori post-koitale nuk është një problem mjekësor në vetvete, se sa një eksperiencë njerëzore ende pak e studiuar mbi vazhdimësinë e përvojave seksuale.
Për të thelluar argumentin, kërkuesit australianë kanë analizuar përgjigjet e një sondazhi online të zhvilluar mbi 230 studente universitare, të cilat i janë përgjigjur pyetjeve rreth funksionit të tyre seksual, problemeve të mundshme psikologjike dhe eksperiencave emotive të lidhura me seksin. Gjithashtu, studiuesit iu kërkuan grave të reja nëse kishin kaluar episode trishtimi dhe të qara pas një raporti seksual konsensual, simptoma të disforisë post-koitale, në katër javët e fundit ose në përgjithësi përgjatë jetës. Rreth 5% e të intervistuarave u përgjigj se i kishte kaluar ato simptoma së fundi dhe më shumë se 46% që e kishte kaluar njëherë në jetë.
"Këto përqindje janë ndër më të lartat në krahasim me ato të raportuara nga studime të mëparshme, gjë që sugjeron se disforia post-koitale është edhe më pak e njohur dhe më pak e kërkuar", shkruajnë autorët duke nënvizuar rolin e komponentit gjenetik (disforia në fakt është më e zakonshme te binjakët identikë), të ushqyerjes me gji dhe të një historie me abuzime seksuale. "Meqë është pak e studiuar nuk ka terapi dhe do të ishte jo produktive ta etiketonim si sëmundje. Besoj se për t'u ndjerë mirë një gruaje i mjafton të dijë se nuk është e vetmja që e kalon këtë përvojë", përfundon studiuesi.
Sexual Medicine Article first published online: 5 OCT 2015http://onlinelibrary.ëiley.com/doi/10.1002/sm2.74/abstract