Gjinekologji

kor112016

Kanceri i gjirit, frutat dhe pijet alkoolike mund të modifikojnë riskun

Dy studime të publikuara në "British Medical Journal" ofrojnë informacione të reja për rolin e dietës në kancerin e gjirit. I pari i koordinuar nga Walter Willett, profesor në  "Brigham and Women's Hospital and Harvard Medical School", ka përfshirë 90.000 infermiere amerikane që kanë plotësuar pyetësorët ushqyes në epoka të ndryshme të jetës së tyre. Në harkun e 22 viteve folloë-up janë verifikuar më shumë se 3.200 raste me karcinomë mamare invazive. Gratë me konsumin më të madh frutave në adoleshencë (mesatarisht 2.9 porcione në ditë) shfaqnin një risk për kancer gjiri 25% më të ulët në krahasim me bashkëmoshataret që merrnin në sasi më të vogla (0.5 porcionesh në ditë). "As konsumi i perimeve në adoleshencë as ai i frutave apo perimeve në moshë të rritur nuk rezultuan të lidhura me riskun për tumor", përfundojnë autorët.

Studimi tjetër i drejtuar në rreth 22.000 gra daneze në post-menopauzë nga Marie Dam, kërkuese në "National Institute of Public Health" në Kopenhagen, zbuloi konsumin e alkoolit. Gjatë 11 viteve follow-up 1.050 gra zhvilluan një tumor në gji dhe 1.750 një sëmundje koronarike. "Në total gratë që në harkun e 5 vjetëve të vëzhgimit e rritën konsumin e pijeve alkoolike nga 7 në 14 pije në javë, kishin një risk më të madh kanceri në gji dhe një më të ulët për sëmundje kardiake në krahasim me bashkëmoshataret ku konsumi i alkoolit është ruajtur i qëndrueshëm", shpjegon Dam duke dalë në përfundimin se reduktimi i marrjes se alkoolikeve nuk ka rezultuar e lidhur me ndonjë variacion të frekuencës së dy sëmundjeve.

Në një editorial shoqërues Timothy Key nga Universiteti i Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan: "Pavarësisht se duhen studime të tjera për të arritur në përfundime përmbyllëse në lidhje me rolin e mundshëm mbrojtës të konsumit të frutave në adoleshencë sa i takon kancerit të gjirit, frutat dhe perimet kanë efekte të njohura në shëndet dhe nevojitet të konsumohet në sasi të mëdha në të gjitha moshat. Po të marrim si shembull Mbretërinë e Bashkuar, konsumi i frutave dhe perimeve mes moshës 11 - 18 vjeç është me tre porcione në ditë dhe vetëm 10% e adoleshentëve e arrin objektivin e rekomanduar me 5 porcione në ditë".

 


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>