Gjinekologji

jan172018

Endometrioza, sfidat nuk mbarojnë me diagnostikimin

Vonesë në diagnostikim, informacione terapeutike jo gjithnjë të sakta dhe ndihmë e fragmentuar për gratë që vuajnë nga endometrioza, që prek një numër të madh grash dhe që mund të ketë pasojë edhe paaftësimin... Vetëm në Itali, rreth 3 milionë gra janë të diagnostikuara me këtë sëmundje.
"Ende shumë gra mbeten të padiagnostikuara për vite me radhë, me një përkeqësim të cilësisë së jetës, përparim të sëmundjes dhe vërdallosje sa nga njëri specialist në tjetrin, të cilët ia nënshtrojnë pacienten edhe diagnostikimeve të bëra jo gjithnjë siç duhet. Ja se pse, sfida e parë e madhe është diagnostikimi i kësaj sëmundjeje që shpesh nuk merret parasysh, duke identifikuar shenjat dhe simptomat që nga konsultat e para, në veçanti tek adoleshentet", thotë Nino Cartabellotta, president i Fondacionit Gimbe, duke shpjeguar se udhëzimet Nice, ofrojnë rekomandime klinike si për diagnozën, ashtu edhe për trajtimin e endometriozës: nga shenjat e simptomat që ngjallin dyshime për sëmundjen, deri te kriteret e papërshtatshmërisë së testeve diagnostike (ekografi, rezonancë magnetike, laparoskopi), deri te konsultat specialistike për trajtimet (analgjezike, terapi hormonale, kirurgji).
"Qasja diagnostiko-terapeutike e endometriozës është përmirësuar shumë: në veçanti, njohja e panoramës klinike me qëllimin e një diagnostikimi të parakohshëm, informimi i duhur i grave mbi mundësitë e ndryshme terapeutike dhe ndërtimi i një rrjeti të integruar shërbimesh, paraqesin objektiva të domosdoshëm për t'u arritur, për të përmirësuar rezultatet klinike dhe mirëqenien e pacienteve, ashtu si edhe për të reduktuar kostot e sëmundjes, qofshin ato të drejtpërdrejta ose jo", vazhdon Cartabellotta. «Për gratë është thelbësore të njihet impakti klinik, seksual, psikologjik dhe social i sëmundjes, për të bërë zghedhjet e duhura terapeutike. Për pasojë, sfida e dytë e madhe për mjekët është furnizimi me informacione të personalizuara në bazë të pritshmërive dhe preferencave individuale për të qenë fleksibël në kohën e duhur".


Evidence 2017;9(9): e1000172
http://www.evidence.it/articolodettaglio/209/it/523/linee-guida-per-la-diagnosi-e-il-trattamento-dellendometriosi/articolo


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>