kor122018
Terapia hormonale pas menopauzës redukton masën dhjamore, por...
Terapia hormonale pas menopauzës është e lidhur me një zvogëlim të konsiderueshëm të indeve dhjamore viscerale, të indeksit të masës trupore dhe të masës dhjamore, por ndërprerja e terapisë, sugjeron të bëhet kujdes në vazhdim.
Këto janë, përmbledhtazi, konkluzionet e një studimi me autor kryesor Georgios Papadakis (Spitali Universitar i Lozanës në Zvicër). "Dihet tashmë se, pas menopauzës, masa dhjamore dhe veshja dhjamore e organeve shtohen, ndërkohë që masa e dobët pakësohet, por nuk është ende e qartë nëse terapia hormonale post menopauzë është në gjendje të ndikojë në këto ndryshime që ndodhin në trup", konfirmojnë autorët.
Synimi i studimit ishte vlerësimi i efektit të një terapie të tillë në masën dhjamore, në veshjen dhjamore të organeve të brendshme dhe në masën e dobët pa kocka para dhe pas ndërprerjes së terapisë, duke vlerësuar faktorët potencialë që mund të ndikojnë mbi rezultatet. Me këtë qëllim, studiuesit kanë ekzaminuar të dhënat e studimit kohorte OsteoLaus, formuar nga gratë pas menopauzës në periudhën 50-80 vjeç.
"Në vitin 2016 kemi intervistuar 1.086 pjesëmarrëse në lidhje me përdorimin e terapisë hormonale dhe ia kemi nënshtruar ato densiometrisë kockore, për të vlerësuar rrezikun e frakturave osteoporotike, me analiza të përbërjes trupore", shpjegon autori. Duke i klasifikuar mbi një mijë pjesëmarrëset në tre grupe (me terapi hormonale në vazhdim, të pezulluar apo të pandjekur kurrë), kërkuesit kanë zbuluar se veshja viscerale e kuptueshme për moshën, ishte dukshëm më e vogël në grupin e përdorueseve që po e ndiqnin terapinë aktualisht, krahasuar me ato që e kishin ndërprerë, ashtu si edhe indeksi i masës trupore. E njëjta tendencë, por pa ndonjë domethënie statistikore është vënë re për masën dhjamore, ndërkohë që nuk ka dalë asnjë dallim në kuptimin e masës së dobët pa kocka.
"Duke analizuar faktorët e ndryshëm të turbullimit, nuk ka patur dallime të dukshme mes grupeve, përveçse sa kishte të bënte me sasinë e kalorive te gratë që e kishin ndaluar terapinë, krahasuar me ato që nuk e kishin përdorur kurrë", saktësojnë kërkuesit. Dhe, Papadakis, përfundon: "Terapia hormonale pas menopauzës lidhet me një reduktim domethënës të dhjamit abdominal, të indeksit të masës trupore dhe të masës dhjamore, por dobitë e saj humbasin me ndërprerjen e trajtimin. Ky rezultat sugjeron që të bëhet kujdes kur ndërpritet terapia".
J Clin Endocrinol Metab 2018. doi: 10.1210/jc.2017-02449
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29596606