kor252018
HPV-ja. Kontrolli primar pa citologji është më efikas në zbulimin e lezioneve parakanceroze
Sipas një studimi të publikuar në "JAMA", kontrolli primar i HPV-së pa citologji, ka zbuluar një numër më të vogël rastesh me neoplazi intraepiteliale cervikale të gradës së tretë ose më të rëndë (CIN3+) dhe neoplazi intraepiteliale cervikale të gradës së dytë ose më rëndë (CIN2+) në 48 muaj, krahasuar me testet citologjike.
"Ndonëse udhëzimet e shumë organizatave në lidhje me kontrollin cervikal kanë rekomanduar testin HPV primar në bazë të studimeve të ndryshme, asnjëri nga punimet e tyre nuk ishte projektuar specifikisht për të ekzaminuar testin HPV si një modalitet i kontrollit primar", shpjegon Gina Suzanne Ogilvie (Spitali i Grave në Vankuver), autore kryesore e studimit.
Për të qartësuar më mirë përdorimin e testit në rastet e kontrollit primar, kërkuesit kanë përzgjedhur gra të moshës 25-65 vjeç në British Kolumbia, që i janë nënshtruar një pap testi në vitin paraardhës dhe pa historik familjar të CIN2+, në pesë vitet e fundit. Mes këtyre, 9.457 i janë nënshtruar një ekzaminimi me citologji të lëngshme (LBC) dhe 9.552, testit HPV.
Kështu, 48 muaj pas ekzaminimit, norma e rasteve me CIN3+ në grupin që kishte bërë testin HPV ishte 2,3 në 1.000 gra, krahasuar me 5,5 në 1.000 gra, në grupin LBC. Rezultate të ngjashme janë vënë re për rrezikun e rasteve të CIN2+ para fundit të studimit. Pas 12 muajve të parë të studimit, gratë që i janë nënshtruar testit HPV, kanë bërë më shumë kolposkopi të ndjekjes (57%), krahasuar me ato në grupin e kontrollit (30,8%).
Megjithatë, grupi i ndërhyrjes bëri më pak kolposkopi pasuese (49.2%) sesa gratë në grupin e kontrollit (70.5%) në kohën e daljes nga studimi, pas 48 muajsh. Në një editorial shoqërues, Stewart Massad (Universiteti i Uashingtonit në St. Louis), thotë se testet e citologjisë nuk përmirësojnë ndjeshëm saktësinë e testeve HPV, por ato rrisin kostot dhe rezultatet e gabuara pozitive.
"Mjekët do të duhet të bëjnë një zgjedhje midis testeve HPV më vete dhe të dyja testeve së bashku, në bazë të studimeve kosto-efektivitet, ndërkohë që vazhdojnë të rrisin ndërgjegjësimin për gratë e mbrojtura jo në mënyrën e duhur, për të luftuar normën e lartë të kancerit të qafës së mitrës", përfundon kolumnisti.
JAMA 2018. doi: 10.1001/jama.2018.7464
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2686793
JAMA 2018. doi: 10.1001/jama.2018.7911
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2686771