Gjinekologji

pri172019

Rekomandimet e reja për trajtimin e osteoporozës në postmenopauzë

Shoqata Endokrine ka paraqitur në konferencën e saj të përvitshme në Nju Orleans udhëzimet e reja klinike mbi trajtimin e osteoporozës te gratë në postmenopauzë. Rekomandimet e publikuara në "Journal of Clinical Endocrinology&Metabolism" (JCEM), theksojnë që përfitimet e trajtimit i kalojnë risqet e perceptuara dhe mbulojnë opsionet e reja e më efikase terapeutike, duke qartësuar edhe dyshimet e mundshme që lidhen me kohëzgjatjen e terapisë dhe monitorimin e saj. Ndërmjet grave në postmenopauzë, një në dy gra pëson një frakturë kockore për shkak të osteoporozës dhe ka një risk të lartë për fraktura të mëtejshme, megjithatë, shumë nga këto gra nuk marrin asnjë trajtim.

Kjo vjen edhe nga fakti se pacientet dhe mjekët janë të pasigurt mbi përfitimet dhe risqet e trajtimit të osteoporozës, për shkak të raporteve të fundit për frakturat femurale atipike dhe osteonekrozën nga mandibula, bashkekzistuese gjatë terapisë. Në fakt, sipas ekspertëve, po vihet re një ulje e përdorimit të bifosfonateve dhe një rritje në të njëjtën kohë e frakturave të legenit ndërmjet grave në postmenopauzë.

"Ka një boshllëk të konsiderueshëm në trajtimin e osteoporozës: pjesa më e madhe e grave nuk ndjek terapi për të, pavarësisht efikasitetit të tyre dhe ato që e nisin, shpesh e ndërpresin. Si pasojë, norma e frakturave të legenit është stabilizuar dhe mund të rritet. Në fakt, skrinimi i densitetit kockor është ulur me shpejtësi", konfirmon Clifford Rosen (Instituti i Kërkimeve në Skarborouh) që ka kryesuar komitetin e shkrimit. Rekomandimet, që vijnë nga dy rishikime të bazuara në evidenca, këshillojnë trajtimin me terapi farmakologjike të grave në postmenopauzë, me rrezik të lartë për fraktura, veçanërisht ato që kanë pësuar një frakturë së fundmi dhe të nisin përdorimin e bifosfonateve.

Në vijim, do të jetë e nevojshme të rivlerësohet risku i frakturës pas 3-5 vjetësh dhe të vijohet me barna te gratë që janë ende në risk të lartë për fraktura ose të merret në konsideratë një ndërprerje e përkohshme e bifosfonateve për ato që janë në risk të lartë/të moderuar. Dokumenti referon edhe mundësinë e përdorimit të denosumabit si alternativë ndaj bifosfonateve për trajtimin fillestar të individëve në risk të lartë. "Shpresojmë që udhëzimet tona të mund jo vetëm të përmirësojnë kurimin e pacientëve, por edhe ta bëjnë më të besueshëm trajtimin", përfundojnë autorët.


J Clin Endocrinol Metab. 2019. doi: 10.1210/jc.2019-00221
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30907953


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>