Gjinekologji

gus142019

Skrinimi për ekspozimin ndaj plumbit te nënat dhe fëmijët. I paqartë raporti dëme/përfitime

Task Forca e Shërbimeve Parandaluese në SHBA, ka vërtetuar se nuk është e mundur të konstatohet ekuilibri mes përfitimeve dhe dëmeve që rrjedhin nga skrinimi për nivelet e larta të plumbit në gjak te fëmijët dhe gratë shtatzëna, që nuk paraqesin simptoma. Kjo është ajo që thuhet në një rekomandim përfundimtar të publikuar në "Journal of the American Medical Association", i cili bazohet në rezultatet e një studimi të botuar në të njëjtën revistë dhe të drejtuar nga Amy Cantor (Oregon Health & Science University në Portland). Hulumtuesit vlerësuan të dhënat e 11,433 individëve nga 24 studime të lidhura me efektet e testeve të skrinimit dhe trajtimit të mundshëm për nivelet e larta të plumbit në gjak te gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në moshën pesë vjeçare.

Kështu, analiza e të dhënave ka treguar se ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar se pyetësorët dhe mjetet e tjera të parashikimit klinik të përdorura për të identifikuar fëmijët asimptomatikë ose gratë shtatzëna asimptomatike me nivele të larta të plumbit në gjak, nuk janë të sakta. Në vend të kësaj, janë mbledhur prova të mjaftueshme për të përcaktuar që analiza e gjakut kapilar identifikon me saktësi nivelet e plumbit në gjakun e fëmijëve.

Sa i përket trajtimit, në rastin e vlerave të larta të plumbit në gjakun e fëmijëve asimptomatikë dhe te gratë shtatzëna asimptomatike, provat në dispozicion ishin të pamjaftueshme për të vlerësuar efikasitetin e ndërhyrjes. Bazuar në këto rezultate, USPSTF-ja arrin në përfundimin se provat e tanishme janë të pamjaftueshme dhe se marrëdhënia midis përfitimeve dhe dëmeve që rrjedhin nga skrinimi, nuk mund të analizohet në mënyrë të mjaftueshme, për ta rekomanduar apo jo këtë praktikë.

"Mjekët duhet të përdorin gjykimin e tyre për të vendosur nëse dhe kur duhet të bëjnë skrinim te fëmijët dhe gratë shtatzëna që nuk shfaqin shenja ose simptoma të ekspozimit ndaj plumbit dhe duhet të përditësohen mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me plumbin, në komunitetin e tyre", përfundon Michael Silverstein (Universiteti i Bostonit), i cili ndihmoi në hartimin e rekomandimit.


JAMA. 2019. doi:10.1001/jama.2019.3326
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30990556

JAMA. 2019. doi:10.1001/jama.2019.1004
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30990555


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>