Gjinekologji

tet242019

Vaginoza bakteriale. Përditësimet e fundit në lidhje me skrinimin

Në një deklaratë të kohëve të fundit, Task Forca për Shërbime Parandaluese në SHBA (USPSTF), nuk e këshillon kontrollin për vaginozë bakteriale te gratë shtatzëna që nuk janë në rrezik për lindje të parakohshme.
Në të njëjtën kohë, ajo shprehet se te gratë në rrezik të shtuar, ekuilibri rrezik-përfitim i kontrollit nuk mund të përcaktohet. Vaginoza bakteriale, prevalenca e së cilës te gratë shtatzëna luhatet nga 5.8% në 19.3% në Shtetet e Bashkuara, shkaktohet nga shkatërrimi i mjedisit mikrobiologjik të traktit të poshtëm gjenital dhe shoqërohet nga disa rezultate të pafavorshme, siç janë lindja e parakohshme, endometrioza pas lindjes ose pesha e ulët e fëmijës. Nga analiza e 44 studimeve, studiuesit, të udhëhequr nga Leila Kahvati (Universiteti i Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara), zbuluan se asnjë nga këto studime nuk kishte vlerësuar drejtpërdrejt përfitimet dhe rreziqet e depistimit, testet e të cilit kryhen në sekrecione vaginale të marra gjatë ekzaminimit pelvik.

Kur u morën në konsideratë 13 studime me përzgjedhje rastësore për terapitë e vaginozës asimptomatike bakteriale në popullatën e përgjithshme (metronidazole orale ose klindamycine orale, krahasuar me placebon apo me asgjë), nuk u gjet asnjë ndryshim në incidencën e lindjes së parakohshme ose rezultateve të tjera të ndërlidhura midis trajtimit aktiv dhe kontrollit. Rezultatet te gratë me lindje të parakohshme, nga ana tjetër, u konsideruan jopërfshirëse.
Rrjedhimisht, bazuar në këto rezultate, duke qenë se nuk ka ndonjë avantazh neto për parandalimin e rrezikut të lindjes së parakohshme, USPSTF-ja arrin në përfundimin se, skrinimi për vaginozë bakteriale nuk rekomandohet te gratë pa rrezik të lartë (rekomandimi D), ndërsa ekuilibri mes përfitimeve dhe rreziqeve nuk mund të përcaktohet te gratë me rrezik të shtuar, pasi provat në dispozicion janë të pamjaftueshme.


USPSTF
https://www.uspreventiveservicestaskforce.org/Page/Document/draft-evidence-review/bacterial-vaginosis-in-pregnant-adolescents-and-women-to-prevent-preterm-delivery-screening

https://www.uspreventiveservicestaskforce.org/Page/Document/draft-recommendation-statement/bacterial-vaginosis-in-pregnant-adolescents-and-women-to-prevent-preterm-delivery-screening


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>