nën42019
Anemia në muajt e parë të shtatzënisë, më shumë rreziqe për zhvillimin neurologjik të fëmijës
Anemia në fazat e para të shtatzënisë, por jo nëse shfaqet pas 30 javësh, shton rrezikun për probleme të zhvillimit neurologjik te fëmijët, në veçanti të çrregullimeve të spektrit autik (ASD), çrregullim hiperaktiv të deficitit të vëmendjes (ADHD) dhe paaftësi intelektuale (ID). "Studimi ynë sugjeron se shtimi i niveleve të ulëta të hekurit te gratë që planifikojnë konceptimin e një fëmije apo që janë në javët e para të shtatzënisë, mund të jetë më i rëndësishëm nga ç'e kemi menduar deri më tani", thotë Renee Gardner (Instituti Karolinska, Suedi), autorja kryesore e studimit. Studimi, i publikuar në "JAMA Psychiatry", tregon se rreziku për ASD, ADHD e ID ka qenë, respektivisht, më i lartë se 44%, 37% e 120% te fëmijët e lindur nga nëna anemike në fillim të shtatzënisë, krahasuar me ato që nuk kanë patur anemi prenatale, rrezik që nuk është shtuar në rast të anemisë, pas 30 javësh.
Në veçanti, kërkimi ka përfshirë 532.232 subjekte 6-29 vjeç, në fund të ndjekjes. Mes 299.768 nënave, 5,8% prej tyre janë diagnostikuar me anemi gjatë shtatzënisë (më e mundshme në rastet me mbipeshë/obezitet, mbi 40 vjeç apo me histori psikiatrike): 5% të tyre para 30 javëve nga ngjizja dhe në 90,9%, pas. Mbizotërimi i tre çrregullimeve te fëmijët, ka rezultuar më i madh në rastet e grave me anemi para 30 javëve, si krahasuar me mungesën e anemisë, ashtu edhe kur kjo është shfaqur në vazhdim. Fëmijët kanë patur mundësi më të mëdha për të lindur para kohe apo më të vegjël për moshën gjestacionale kur nënat paraqisnin anemi të hershme dhe të lindnin pas afatit të përcaktuar apo të ishin më të mëdhenj për moshën gjestacionale, në rast se nënat ishin prekur nga anemia pas javës së 30-të.
Përveç kësaj, në modelet e rregulluara sipas gjendjes socio-ekonomike, faktorët e lidhur me karakteristikat materne ose me shtatzëninë, anemia e hershme është lidhur me një shtim të rrezikut për tre çrregullime, edhe te vëllezërit e motrat. "Anemia në 30 javët e para të shtatzënisë duket se është një fenomen i ndryshëm, krahasuar me atë që verifikohet në vazhdim", komenton Gardneri. Mungesa e hekurit për një periudhë më të gjatë mund të ndikojë kështu, në zhvillimin e trurit. "Është e rëndësishme që gratë të diskutojnë me mjekun për marrjen e hekurit nga ana e tyre, në mënyrë që ajo të jetë në sasinë e duhur, por jo me tepri, duke qenë se shumë hekur mund të jetë toksik për nënën dhe fëmijën", komenton Rebecca Schmidt (Universiteti i Kalifornisë), e papërfshirë në këtë studim.
JAMA Psychiatry. 2019 Sep 18:1-12. doi: 10.1001/jamapsychiatry.2019.2309.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31532497